Vlerat e Talha bin Ubejdilah

February 27, 2017

111/125. (Sahih ligajrihi)[1] Na ka treguar Es-Saltu el Ezdiju nga Ebu Nadrah, nga Xhabiri radijAllahu anhu se Talha kaloi pranë Profetit sal-lAllahu alejhi ue sel-lem dhe ai i tha: “Një dëshmor që ecën mbi sipërfaqen e tokës.”[2]

112/126. (Hasen) Na ka treguar Ahmed bin el-Ez’her nga Amër bin Uthman, nga Zuhejr bin Muauijeh, nga Is’hak bin Jahja bin Talha, nga Musa bin Talha, nga Muauijeh bin Ebi Sufjan radijAllahu anhu se ka thënë: Profeti sal-lAllahu alejhi ue sel-lem vështroi Talhan dhe tha: “Ky është ai që e ka përmbushur besëlidhjen e tij (me Allahun që të vdesë në rrugë të Allahut).”[3]

113/127. (Hasen) Na ka treguar Samed bin Sinan nga Jezid bin Harun, nga Is’haku, nga Musa bin Talha se ka thënë: Ishim tek Muauija dhe ai tha: Dëshmoj se e kam dëgjuar të Dërguarin e Allahut sal-lAllahu alejhi ue sel-lem të thotë: “Talha është prej atyre që e kanë përmbushur besëlidhjen me Allahun (që të vdesë në rrugë të Allahut).”[4]

114/128. (Sahih) Na ka treguar Ali bin Muhamed nga Uekiu, ngaga Ismaili, nga Kajsi se ka thënë: “E kam parë dorën e paralizuar të Talhas me të cilën ai mbrojti (nga shigjetat e armikut) të Dërguarin e Allahut sal-lAllahu alejhi ue sel-lem ditën e Uhudit (betejës së Uhudit).”[5]

Përktheu: Unejs Sheme

————————————————————————–

[1] Te botimi i shejh Mesh’hur Al Selman është sahih.

[2] “Es-Sahihah” 125, Tirmidhiu 3739, dhe “Tuhfeh” 3103.

[3] Tirmidhiu 3202, “Es-Sahihah” 125, dhe “Tuhfeh” 11445.

[4] Tirmidhiu 3202, dhe “Tuhfeh” 11445.

[5] Buhariu 3724, dhe “Tuhfeh” 5007.

Dosje:

Loading...