85/105 (Sahih ligajrihi)[1] Na ka treguar Muhamed bin Ubejd bin Ubejd el Mediniju, nga Abdulmelik bin el Maxhishuni, nga Ez Zenxhijj bin Khalid, nga Hisham bin Urveh, nga babai i tij, nga Aisha radijAllahu anha se ka thënë: I Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ue sel-lem ka thënë: “O Allah! Forcoje dhe ndihmoje Islamin me Umer bin el Hatabin në veçanti.”[2]
86/106 (Sahih ligajrihi)[3] Na ka treguar Ali bin Muhamed nga Uekiu, nga Shubeh, nga Amër bin Murrah, nga Abdullah bin Selemeh se ka thënë: E kam dëgjuar Aliun radijAllahu anhu të thotë: “Njeriu më i mirë pas të Dërguarit të Allahut sal-lAllahu alejhi ue sel-lem është Ebu Bekri, ndërsa njeriu më i mirë pas Ebu Bekrit është Umeri.”[4]
87/107 (Sahih) Na ka treguar Muhamed bin el Harith el Misrijju, nga El-Lejth bin Sad, nga Ukajli, nga Ibën Shihabi, nga Seid bin el Musejibi, nga Ebu Hurejra radijAllahu anhu se ka thënë: Po qëndronim ulur tek Profeti sal-lAllahu alejhi ue sel-lem kur ai tha: “Në kohën që po flija e gjeta veten time në xhenet. Atje pashë një grua e cila po merrte abdes pranë një pallati dhe i thashë asaj: Për cilin është ky pallat? Tha: Për Umerin. Më erdhi ndërmend xhelozia e tij (Umerit) kështu që u largova.” Ebu Hurejra radijAllahu anhu tha: Umeri qau dhe tha: “A për ty o i Dërguar i Allahut të ndiej xhelozi?! Bëfsha kurban babain dhe nënën time!”[5]
88/108. (Sahih) Na ka treguar Ebu Selemeh Jahja bin Halef nga Abduleala, nga Muhamed bin Is’hak, nga Mekhuli, nga Gudajf bin el Harith, nga Ebu Dherri radijAllahu anhu se ka thënë: E kam dëgjuar të Dërguarin e Allahut sal-lAllahu alejhi ue sel-lem të thotë: “Me të vërtetë Allahu e ka vendosur të vërtetën te gjuha e Umerit dhe ai flet me të (të vërtetën).”[6]
Përktheu: Unejs Sheme
——————————————————————–
[1] Te botimi i shejh Mesh’hur Al Selman është sahih pa fjalën e tij “në veçanti”. Shejh Isam bin Musa Hadij thotë: “Fjala e fundit e shejhut tonë (Albanit) është se hadithi saktësohet.” “Es Sahihah” 3225.
[2] “El Mishkah” 6036, “Sahihus-sirah en nebeuijeh” dhe “Tuhfeh” 17244.
[3] Te botimi i shejh Mesh’hur Al Selman është sahih.
[4] “Dhilalul-Xhenneh” 1201, Buhariu 3671, Ebu Daudi 4629 dhe “Tuhfeh” 10189.
[5] Buhariu 3242, Muslimi 2395 dhe “Tuhfeh” 13214.
[6] Ebu Daudi 2962, “El Mishkah” 6034 dhe “Tuhfeh” 11973.
Dosje: sahabet