89/111 (Sahih) Na ka treguar Ali bin Muhamed nga Abdullah bin Idris, nga Hisham bin Hasan, nga Muhamed bin Sirin, nga Kab bin Uxhrah se ka thënë: I Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ue sel-lem përmendi trazirat dhe tha se ajo është afër. Në atë moment aty pranë kaloi një person me kokën e mbuluar dhe i Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ue sel-lem tha: “Ky njeri atë ditë kur të ndodhin fitnet është në udhëzim. Shpejtova (për ta kapur këtë njeri) dhe kapa prej krahu Uthmanin. Pastaj e ktheva nga i Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ue sel-lem dhe i thashë: Ky? Tha: Po, ky.”[1]
99/112 (Sahih) Na ka treguar Ali bin Muhamed nga Ebu Muauijeh, nga El Feraxh bin Fadaleh, nga Rabia bin Jezid ed-Dimshakijj, nga Numan bin Beshir, nga Aisha radijAllahu anha se ka thënë: I Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ue sel-lem ka thënë: “O Uthman! Nëse një ditë Allahu ta beson ty këtë çështje (duke u bërë udhëheqës) dhe munafikët duan të ta heqin këshimën (pushtetin) që të ka veshur (dhënë) Allahu, assesi mos e hiq.” Këtë e tha tri herë. Numani tha: I thashë Aishes: Çfarë të ndaloi (gjatë trazirave që u vra Uthmani) që t’ua tregoje njerëzve këtë? Tha: Pasha Allahun, e kisha harruar.” [2]
100/113. (Sahih) Na ka treguar Muhamed bin Abdullah bin Numejr dhe Ali bin Muhamed, nga Uekiu, nga Ismail bin Ebi Halid, nga Kajs bin Ebi Hazim, nga Aisha radijAllahu anha se ka thënë: I Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ue sel-lem në sëmundjen e tij ka thënë: “Dua të kem këtu disa nga shokët e mi.” Thamë: O i Dërguar i Allahut! A të sjellim Ebu Bekrin? Ai heshti. Thamë: A të sjellim Umerin? Ai heshti. Thamë: A të sjellim Uthmanin? Tha: Po! Erdhi Uthmani dhe qëndroji vetëm për vetëm me të. Profeti sal-lAllahu alejhi ue sel-lem i fliste ndërsa fytyra e Uthmanit ndryshonte (herë pas here). Kajsi tha: Më ka treguar Ebu Sehleh, shërbëtori (robi) i Uthmanit, se Uthman bin Afani ditën që u mbyll në shtëpinë e tij tha: Me të vërtetë i Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ue sel-lem më tregoi se çfarë do të ndodhë dhe ja, unë e mbërrita këtë ditë.” Aliu në hadithin e tij thotë: “Unë do të bëj durim ndaj saj (fitnes).” Kajsi tha: Ata besonin se bëhej fjalë për ditën kur Uthmani u mbyll në shtëpinë e tij dhe e vranë.[3]
Përktheu: Unejs Sheme
—————————————————————-
[1] Tirmidhiu 3704, “El Mishkah” 6067 dhe “Tuhfeh” 11117.
[2] Tirmidhiu 3705, “El Mishkah” 6068, “Dhilalul-Xhenneh” 1172, “Xhamius-Sahih” vëll. 4 i shejh Mukbilit dhe “Tuhfeh” 17675.
[3] “Sahihul muvarid” 1834, “El Mishkah” 6070, “Dhilalul-Xhenneh” 1175-1176, dhe “Tuhfeh” 17569 dhe 9843.
Dosje: sahabet