Vlerat e Zejd bin Thabit, Ebu Dherrit dhe Sad bin Muadhit (Allahu qoftë i kënaqur prej tyre)

Vlerat e Zejd bin Thabit radijAllahu anhu[1]

 133/154. (Sahih ligajrihi)[2] Na ka treguar Muhamed bin el-Muthenna se ka thënë: Na ka treguar Abduluehab bin Abdulmexhid se ka thënë: Na ka treguar Khalid el-Hadhau: Nga Ebu Kilabeh: Nga Enes bin Maliku radijAllahu anhu se: I Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ue sel-lem ka thënë: “Më i mëshirmi nga populli im për popullin tim është Ebu Bekri, më i ashpri prej tyre në lidhje me fenë e Allahut është Umeri, më i turpshmi prej tyre është Uthmani, më i miri prej tyre për leximin e Librit të Allahut është Ubej bin Kab, më i dituri prej tyre në lidhje me hallallin dhe haramin është Muadh bin Xhebel, më i dituri prej tyre rreth diturisë së trashëgimisë është Zejd bin Thabit. Vini re! Cdo popull ka besnikun e vet, ndërsa besniku i këtij populli është Ebu Ubejd bin el-Xherrah.”[3]

134/155. (Sahih ligajrihi)[4] Na ka treguar Ali bin Muhamed se ka thënë: Na ka treguar Uekiu: Nga Sufjani: Nga Khalid bin el-Hadhau: Nga Ebu Kilabeh njësoj si ai. Përveçse ai në lidhje me Zejdin thotë: “Më i dituri prej tyre rreth diturisë së trashëgimisë.[5]

Vlera e Ebu Dherrit radijAllahu anhu

135/156. (Sahih ligajrihi)[6] Na ka treguar Ali bin Muhamed se ka thënë:[7] Na ka treguar Abdullah bin Numejr se ka thënë: Na ka treguar El-Eamashi: Nga Uthman bin Umejr: Nga Ebu Harb bin Ebi el-Esued ed-Dilijji: Nga Abdullah bin Amri radijAllahu anhu se ka thënë: E kam dëgjuar të Dërguarin e Allahut sal-lAllahu alejhi ue sel-lem të thotë: “Nuk ka mbajtur toka dhe nuk ka mbuluar qielli ndonjë burrë më të sinqertë në të folur se sa Ebu Dherri.”[8]

 Vlera e Sad bin Muadh radijAllahu anhu

136/157. (Sahih) Na ka treguar Hannad bin es-Serijjise ka thënë: Na ka treguar Ebu el- Ahues: Nga Ebu Is’hak: Nga El-Berau bin Azib radijAllahu anhu se ka thënë: Të Dërguarit të Allahut sal-lAllahu alejhi ue sel-lem i dhuruan një cop nga mëndafshi, ndërsa njerëzit filluan preknin dhe të mahniteshin me me butësinë dhe bukurinë e saj[9]. I Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ue sel-lem tha: “A po çuditeni (mahniteni) me këtë?” I thanë: Po, o i Dërguari i Allahut! Tha: “Pasha Atë në dorën e të Cilit është shpirti im! Shamitë e Sad bin Muadhit në xhenet janë më të mira se sa kjo.[10]

137/158. (Sahih) Na ka treguar Ali bin Muhamed se ka thënë: Na ka treguar Ebu Muauijeh: Nga El-Eamashi: Nga Ebu Sufjani: Nga Xhabiri radijAllahu anhu se ka thënë: I Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ue sle-lem ka thënë: “Arshi i të Gjithëmëshirshmit i drodh nga vdekja e Sad bin Muadh.[11]

Përktheu Unejs Sheme

[1] Te botimi i shejh Mesh’hur Al Selman mes kllapave është (Vlerat e sahabëve të tjerë).

[2] Te botimi i shejh Mesh’hur Al Selman është (Sahih).

[3] “Es-Sahihah” (1224), Tirmidhiu (3791) dhe “Tuhfeh” (952)

[4] Te botimi i shejh Mesh’hur Al Selman është (Sahih).

[5]  Tirmidhiu (3790) dhe “Tuhfeh” (952)

[6] Te botimi i shejh Mesh’hur Al Selman është (Sahih).

[7] Te botimi i shejh Isam bin Musa Hadij është: “Na ka treguar Ali bin Muhamed se ka thënë: Na ka treguar Uekiu: Nga El-Eamashi: Nga Ebu el-Jekdhan: Nga Abdullah bin Amër (ح)…

[8] Tirmidhiu (3801), “El-Mishkah” (6229-6230), “Es-Sahihah” (2243) dhe “Tuhfeh” (8957)

[9] Nuk kishin parë rrobe si ajo.

[10] Buhariu (6640), Muslimi (2468), Tirmidhiu (3847) dhe “Tuhfeh” (1861)

[11] Buhariu (3803), Muslimi (2466), Tirmidhiu (3848), “El-Irvau” (3/166-167), “Dhilalul-Xhenneh” (552) dhe “Tuhfeh” (2293)