Vlerat e Zubejrit (Allahu qoftë i kënaqur prej tij)

February 26, 2017

108/122. (Sahih) Na ka treguar Ali bin Muhamed se ka thënë: Na ka treguar Uekiu se ka thënë: Na ka treguar Sufjani: Nga Muhamed bin el-Munkedir: Nga Xhabiri radijAllahu anhu se ka thënë: I Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ue sel-lem ditën e (Beni) Kurejdhah tha: “Kush do na sjellë lajmet e popullit (Beni Kurejdhave)?” Zubejri tha: Unë. Tha: “Kush do na sjellë lajmet e popullit (Beni Kurejdhave)?” Zubejri tha: Unë. E tha këtë tri herë. Profeti sal-lAllahu alejhi ue sel-lem tha: “Cdo Profet ka pasur havarijun (dishepuj), ndërsa havariju (dishepulli) im është Zubejri.”[1]

109/123. (Sahih) Na ka treguar Ali bin Muhamed se ka thënë: Na ka treguar Ebu Muauijeh se ka thënë: Na ka treguar Hisham bin Urveh: Nga babai I tij: Nga Abdullah bin ez-Zubejr: Nga Zubejri radijAllahu anhu se ka thënë: “I ka përmendur për mua i Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ue sel-lem të dy prindërit e tij[2] ditën e Uhudit.”[3]

110/124. (Sahih) Na ka treguar Hisham bin Ammar dhe Hedijjeh bin Abduluehab se kanë thënë: Na ka treguar Sufjan bin Ujejneh: Nga Hisham bin Urveh: Nga babai i tij se ka thënë: Aisha radijAllahu anha më tha: “O Urveh! Baballarët e tu kanë qenë prej “atyre që iu përgjigjën thirrjes së Allahut dhe të Dërguarit të Tij edhe pse kishin marrë plagë të rënda” (Al-Imran, 172), Ebu Bekri dhe Zubejri.[4]

 

Përktheu Unejs Sheme

 

[1] Buhariu (2846), Muslimi (2415), Tirmidhiu (3745), “Takhrixhul-Mukhtarah” (433), “Er-Rauda en-Nedir” (697) dhe “Tuhfeh” (3020)

[2] Duke thënë: “U bëfshin kurban babai dhe nëna ime për ty!”

[3] Buhariu (3720), Muslimi (2416), Tirmidhiu (3743) dhe “Tuhfeh” (3622)

[4] Buhariu (4077), Muslimi (2418) dhe “Tuhfeh” (16939)

Loading...