Xhindët gënjejnë shumë ndaj nuk mund tu besohet lajmeve të tyre

July 29, 2025

Ibn Tejmije u pyet për një grua që pohonte se ishte e prekur (nga xhindët), dhe se ata e informonin për ato që ndodhnin, dhe se ajo kishte zbulesa të mendimeve të fshehta për shkak se xhindët ia mësonin ato, e njerëzit ishin mbështetur në fjalët e saj.

Ai u përgjigj: Kjo grua duhet ndëshkuar me një ndëshkim të rreptë e parandalues që ta ndalojë t’iu tregojë njerëzve gjëra të tilla, pavarësisht nëse me të është ndonjë xhind apo jo.

Sepse nëse me të është ndonjë xhind atëherë xhindët janë gënjeshtarë, gënjejnë shumë dhe nuk u besohet lajmeve të tyre, madje as të atyre që tregojnë për ta.

Në rastin më të mirë ajo s’është veçse njësoj si fallxhorët e lashtë të cilët kishin prej xhindëve që i informonin për gjëra të qiellit. Shumica e dijetarëve e kanë gjykuar se fallxhori meriton dënim me vdekje. Kësaj gruaje duhet t’i kërkohet të kthehet dhe të pendohet nga kjo gjë.

Nuk i lejohet askujt që të mbështetet në ato që ajo tregon për ndonjë send të humbur për shkak të gënjeshtrës që ndodh në raste të tilla nga ajo vetë, ose nga xhindi që është me të nëse vërtetë është e prekur.

Është transmetuar në hadith të saktë se Profeti ﷺ ka thënë: “Kush shkon tek një fallxhor dhe e pyet për ndonjë çështje, nuk do t’i pranohet namazi për dyzet netë.”

Gjithashtu, në një hadith tjetër të saktë kur Profetit ﷺ iu tha: “Disa prej nesh shkojnë te fallxhorët, – ai tha: Mos shkoni tek ata.”

Kush e pyet një njeri të tillë për të fshehtat (të padukshmet) dhe mbështetet në lajmet e saj, ai ka kundërshtuar Allahun dhe të Dërguarin e Tij.

Allahu është më i Dijshmi!

 

Burimi: “Xhamiul-Mesa’il” 9/361.

Përshtati: Fatjon Isufi

Dosje:

Loading...