Zemrat janë si enët dhe më e mira prej tyre është ajo që mban më shumë mirësi

September 6, 2022

Kumejl Ibën Zijad en Nehai tregon: Ali Ibën Ebi Talib (Allahu qoftë i kënaqur prej tij) më mori për dore dhe më nxori diku. Pasi dolëm në një vend të hapur, ai mori frymë thellë dhe pastaj më tha: O Kumejl Ibn Zijad, zemrat janë si enët, dhe më i mira prej tyre është ajo që mban më shumë mirësi prandaj mbaji mend këto fjalë që po të them.

Njerëzit ndahen në tri kategori:

1- Dijetari edukator.

2- Kërkuesi i dijes në rrugën e shpëtimit.

3- Njerëz të rëndomtë që shkojnë pas çdo britme dhe shkojnë nga të fryjë era. Këta të fundit nuk u ndriçuan me nurin e dijes dhe nuk u mbështetën në bazë të qëndrueshme.

E përcjell Ebu Nuajmi në ‘El Hilje’ (1/80).

 

Fatjon Isufi

Loading...