Zjarri i Xhehenemit

June 12, 2022

Shejh Ebu Islami (Allahu e mëshiroftë) ka thënë:

Zjarri i Xhehenemit:

– dënimi i tij është i dhembshëm,

– nxehtësia e tij është shumë e madhe,

– fundi i tij është shumë i thellë.

Ushqimi i banorëve të Zjarrit të Xhehenemit:

– pema e Zekumit,

– ferrat helmuese,

– qelbi,

– zjarri. Lusim Allahun të na ruaj dhe shpëtojë prej tij! Allahu i Madhëruar thotë:

إِنَّ شَجَرَتَ ٱلزَّقُّومِ ﴿٤٣﴾ طَعَامُ ٱلْأَثِيمِ ﴿٤٤﴾ كَٱلْمُهْلِ يَغْلِى فِى ٱلْبُطُونِ ﴿٤٥﴾ كَغَلْىِ ٱلْحَمِيمِ ﴿٤٦

“Pema e Zekumit do të jetë ushqim i gjynahqarit. Si tunxh i shkrirë ajo do të vlojë në barkun e tij ashtu si vlon uji i nxehtë.”

ثُمَّ إِنَّكُمْ أَيُّهَا ٱلضَّآلُّونَ ٱلْمُكَذِّبُونَ ﴿٥١﴾ لَءَاكِلُونَ مِن شَجَرٍۢ مِّن زَقُّومٍۢ ﴿٥٢﴾ فَمَالِـُٔونَ مِنْهَا ٱلْبُطُونَ ﴿٥٣﴾ فَشَٰرِبُونَ عَلَيْهِ مِنَ ٱلْحَمِيمِ ﴿٥٤﴾ فَشَٰرِبُونَ شُرْبَ ٱلْهِيمِ ﴿٥٥﴾ هَٰذَا نُزُلُهُمْ يَوْمَ ٱلدِّينِ ﴿٥٦

“Dhe atëherë ju o jobesimtarë të humbur, me siguri që do të hani nga pema e zekumit me të cilën do të mbushni barkun. Pastaj do të pini ujë të valuar, madje do të pini ashtu siç pi deveja e etshme.

Kështu do të jetë gostia e tyre në Ditën e Llogarisë!”

لَّيْسَ لَهُمْ طَعَامٌ إِلَّا مِن ضَرِيعٍۢ ﴿٦﴾ لَّا يُسْمِنُ وَلَا يُغْنِى مِن جُوعٍۢ ﴿٧

“Për ata s’do të ketë tjetër ushqim përveç ferrave helmuese, të cilat as nuk do t’i mbajnë as nuk do t’ua shuajnë urinë.”

فَلَيْسَ لَهُ ٱلْيَوْمَ هَٰهُنَا حَمِيمٌۭ ﴿٣٥﴾ وَلَا طَعَامٌ إِلَّا مِنْ غِسْلِينٍۢ ﴿٣٦

“Prandaj, ai sot këtu s’ka mik të afërt e as ushqim tjetër përveç qelbit.”
Ibën Abasi (radijAllahu anhuma) ka thënë: “El-Gislin” është gjaku, uji dhe qelbi që rrjedh nga mishi i tyre (banorëve të zjarrit).

Allahu i Madhëruar thotë:

أُوْلَٰٓئِكَ مَا يَأْكُلُونَ فِى بُطُونِهِمْ إِلَّا ٱلنَّارَ ﴿١٧٤

“Do të gëlltisin në barkun e tyre vetëm zjarr.”

 

“Të përgëzuarit me zjarr; mësime, këshilla dhe dobi.”

Unejs Sheme

Loading...