Cdo feste ne te cilen nuk ka namaz, ajo nuk eshte feste e jona (Islamit dhe muslimaneve).

Festa javore -dita e xhuma- ka namazin e xhumase.

Festat vjetore -fiter bajrami dhe kurban bajrami- kane namazin e bajramit. I pari eshte pas perfundimit te nje prej shtyllave te islamit, agjerimit te muajit te Ramazanit. Po ashtu edhe i dyti lidhet me nje prej shtyllave te islamit, kryerjen e haxhit.

Profeti sal-lAllahu alejhi ue sel-lem thote: “Kush ben nje veper e cila nuk eshte ne perputhje me kete ceshtjen -fene- tone, ajo eshte e refuzuar”. Muslimi

Cdo adhurim -si namaz, lutje, etj.- i cili nuk permban teuhid, ai nuk pranohet dhe s’ka lidhje me fene e paster Islame. Ngase besimi ne Allahun e Lartesuar perfshin te tria llojet e teuhidit.

-teuhidi er-rububijeh,

-teuhidi el-uluhijeh (ndryshe njihet si teuhidi i adhurimit),

-dhe teuhidi el-esmau ues-sifat (emrave dhe atributeve te Allahut).

Profeti sal-lAllahu alejhi ue sel-lem thote: “Kush shpik ne kete ceshtjen -fene- tone dicka qe nuk eshte prej saj, ajo eshte e refuzuar”. Buhariu dhe Muslimi

Keto hadithe tregojne qarte per kotesine e te gjitha bidateve -risive ne fe- dhe se personi konsiderohet gjunahqar dhe nuk shperblehet.

Pse?

Ngase ai ka shpikur (ka futur) ne fene e Allahut dicka qe nuk eshte prej saj.

Po ashtu hadithet jane kunderpergjigje ndaj cdokujt qe pretendon se ne fe ka dhe bidate te mira. Ngase Profeti sal-lAllahu alejhi ue sel-lem ne nje hadith tjeter thote: “Me te vertete cdo shpikje eshte bidat dhe cdo bidat eshte humbje”.

“Vertete doni te nderroni ate qe eshte me e mire me ate qe eshte me e dobet?!” El-Bekare, 61

Pergatiti: Unejs Sheme