Cili është gjykimi i shqiptimit të thënies “Amin” gjatë hutbes së xhuma?

Es-Selamu alejkum ue rahmetullahi ue berakatuh! Cili është gjykimi i shqiptimit të thënies “Amin” gjatë hutbes së xhuma?

Abdullah bin Abdurrazak el-Bedr:[1] E pyeta gjyshin tim Abdulmuhsin el-Abadi (Allahu na bëftë dobi me të!) dhe:

U përgjigjë: Po, thuhet “amin” dhe dërgohet salavat për Profetin sal-lallahu alejhi ue sel-lem (kur hatibi e përmend). Të gjitha këto nuk ka problem të veprohen (por duke mos e ngritur zërin).

Përktheu: Unejs Sheme

[1] Abdullah bin Abdurrazak el-Bedr është djali i shejhut të nderuar Abdurrazak el-Bedr (Allahu e ruajttë!). Ndërsa gjyshi i tij është muhadithi shejh Abdulmuhsin el-abadi (Allahu e ruajttë!)