Një grua e moshuar që ka humbur logjikën, a e ka detyrë kompensimin me ushqim në vend të agjërimit?

Dikush pyet: Një grua e moshuar që ka humbur logjikën, a e ka detyrë kompensimin me ushqim në vend të agjërimit?

Përgjigja: Profeti -alejhi selam- thotë: “Lapsi është ngritur për tre veta: për atë që është në gjumë derisa të zgjohet, për të voglin derisa të arrijë moshën e pjekurisë dhe për atë që ka humbur logjikën derisa ti kthehet” e transmeton Buhariu.
Në këtë hadith kemi lirimin nga përgjegjësia të këtyre tre kategorive njerëzish dhe ky lirim është lirim i përgjithshëm sepse ato ne atë gjendje nuk e logjikojnë urdhrin e aq më tepër ta kryejnë atë. Përgjegjësia e këtyre tre kategorive fillon atëherë kur këto pengesa i ikin me përjashtim të atij që është në gjumë të cilit sheriati i ka kërkuar atë punë të cilën i ka ikur gjatë kohës së gjumit dhe ky përjashtim është vetëm për të për shkak të hadithit: “Kujt i ka ikur ndonjë namaz nga gjumi apo harresa ta kryej atë atëherë kur të kujtohet” e transmeton Buhariu dhe Muslimi. Ndërsa dy kategoritë tjera mbeten te origjina që dmth: lirohen plotësisht nga përgjegjësia.
Sheikhu-islam Ibn Tejmije –Allahu e mëshiroftë- bazuar në këtë hadith thotë: “Urdhrat dhe ndalesat të cilat dijetarët i quajnë përgjegjësitë e ngarkuara me sheriat janë të kushtëzuar me dijen dhe mundësinë (dmth: ta njohësh urdhrin dhe ta kesh të mundur zbatimin e tij). Sheriati nuk ngarkon me detyra atë të cilin nuk mund ti logjikojë si ai që ka humbur arsyen dhe fëmijën dhe as nuk ngarkon me detyra atë që e ka të pamundur zbatimin si i verbri, çalamani dhe i sëmuri në lidhje me xhihadin siç nuk e kanë detyrë as pastrimi me ujë, namazin në këmbë agjërimin etj prej punëve që nuk mund ti kryejnë”. Shih mexhmu El-Fetaua: 10/244.

Është pyetur sheikh Albani –Allahu e mëshiroftë-: Një grua ka humbur logjikën dhe nuk di as namaz as agjërim ndërkohë që më përpara falej dhe agjëronte, a futet ajo te fjala e Allahut: “Ata të cilët kanë vështirësi në agjërim ta kompesojnë atë (çdo ditë) me ushqimin e një të varfri”?
Sheikh Albani: Jo. Ajo nuk është e ngarkuar me përgjegjësi nga sheriati.
Pyetësi: as fëmijët e saj nuk japin ushqim për të?
Sheikh Albani: Jo.
Shih kasetën silsilet el-huda ue En-nur nr: 1063.