A mundet ndokush t’i caktojë afat fundit të botës?

October 19, 2023

A mundet ndokush t’i caktojë afat fundit të botës?

Pyetje: Njëri nga vëllezërit na solli një botim me më shumë se shtatë faqe, në të cilin ai u kish paraqitur klerikëve dhe dijetarëve një kumtesë emocionuese në të cilën shpalosej se fundi i botës do të ndodhë pas 298 vjetësh. Sipas tij kështu thonë dhe ajetet hyrëse të sureve të Kuranit. Ai solli disa dëshmi nga Kurani se bota do të përfundojë pas 298 vjetësh. Ne nuk e dimë se ku e bazon ky person mendimin e tij!

Përgjigje: Natyrisht se diçka të tillë e kemi dëgjuar.

Në emër të Zotit, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit! Falënderimi i takon Allahut, paqja dhe mëshira e Zotit qofshin mbi të Dërguarin e Zotit, mbi familjen dhe shokët e tij, dhe mbi ata që udhëzohen nga udhëzimi i tij!

Ne e dëgjuam këtë bisedë disa ditë më parë, dhe ajo që ka thënë ky folës është një mit dhe tregues i injorancës së këtij personi. Kësaj kumtese nuk duhet t’i kushtohet vëmendje e as të mbështetet në të, përkundrazi, kjo është një lajthitje e qartë.

Allahu ka treguar në Librin e Tij madhështor në ajete të ndryshme se kiametin e di vetëm Ai dhe askush nuk e di se kur do të ndodhë përveç Zotit. Kijameti vjen papritur dhe askush nuk e di përveç Zotit, prandaj nuk duhet t’i kushtohet vëmendje këtij pretendimi.

Allahu i Madhëruar thotë: “Vërtet, te Zoti është dija e kiametit.” |Lukman: 34.

Ai aty pastaj ka përmendur dhe katër çështje të tjera ngjashëm me këtë. Pejgamberi, paqja dhe bekimi i Zotit qofshin mbi të, ka thënë: “Çelësat e së fshehtës janë pesë, prej tyre: Dija mbi kiametin të cilën askush nuk e di përveç Zotit.”

Në Kuran thuhet: “Të pyesin për orën e kijametit se kur do të ndodhë? Thuaj: Dituria është vetëm te Zoti im, askush nuk mund ta zbulojë kohën e kijametit përveç Tij. Ajo orë do të jetë e rëndë për qiejt dhe për tokën. Ajo do të vijë vetëm papritmas. Të pyesin ty sikur të ishe i informuar për të. Thuaj: Njohuria e saj është vetëm tek Allahu.” |El A’raf: 187.

Vetëm Allahu e di këtë dhe kjo është një çështje e prerë sipas të gjithë dijetarëve, dhe nuk ka asnjë kontestim për këtë mes tyre. Përkundrazi, të gjithë dijetarët njëzëri janë pajtuar se kijameti dihet vetëm nga Allahu.

Kështu që nuk dihet se sa kohë i ka mbetur kësaj bote. Kanë mbetur dy mijë apo tre mijë vjet në botë, apo më shumë, apo më pak? Askush nuk di gjë për këtë por kjo është në dorën e Tij. Dijen për të sipas konsensusit të dijetarëve e posedon vetëm Allahu i Lartësuar.

Ajetet fisnike të Kuranit e tregojnë këtë, hadithet autentike nga i Dërguari i Zotit e tregojnë këtë dhe dijetarët njëzëri pajtohen për këtë.

Dhe çdo konkluzion që bie ndesh me atë që thuhet në sunetin profetik dhe në librin e Allahut është një konkluzion i rremë, një mit i kotë dhe një deklaratë për Zotin pa dituri. Jo vetëm kaq, por këtij personi që thotë këtë duhet t’i kërkohet të pendohet, përndryshe, ai duhet të ndëshkohet si jobesimtar.

Kush thotë se kijameti do të jetë në këtë ditë ose pas kësaj dite, në këtë orë e në atë orë apo në këtë vit, kjo është injorancë, lajthitje dhe dalje nga feja. Një njeri i tillë duhet të pendohet, përndryshe duhet të ndëshkohet si i dalë prej feje. Kjo për shkak se ai me këtë përgënjeshtron Zotin dhe të Dërguarin e Tij. Allahu thotë: “Atë nuk e di askush përveç Zotit.” |El En’am; 59.

Ky person na thotë: “Unë e di që do të ndodhë në këtë kohë e në atë kohë.” Kjo është diçka që askush nuk e thotë përveç atij që ka të meta në mendje dhe në fe.

 

Autor: Dijetari i nderuar Abdulaziz ibën Baz, Allahu e mëshiroftë.

Përktheu: Arjan Haskasa

Dosje:

Loading...