Shejh Iben Uthejmini (Allahu e mëshiroftë!):
Çështje: Fjala e Profetit ﷺ ne hadith: “Ngrihu dhe thirr ezanin” a është kusht të qenurit në këmbë kur thërret ezanin?
Përgjigje: Nuk ka dyshim se të qenurit në këmbë është më e mira.
Çështje: Nëse personi therret ezanin për namazin e sabahut por harron fjalën “es-salatu khajrun minen-neum” çfarë duhet thotë?
Përgjigje: Nuk duhet të thote asgjë, sepse “es-salatu khajrun minen-neum” -e cila quhet et-tethuib- nuk është vaxhib. Përkundrazi, ajo është sunet dhe ezani konsiderohet i saktë pa të.
Nëse thuhet: Nëse thirrja e ezanit fillon para hyrjes se kohës e gjatë thirrjes së tij futet koha, cili është gjykimi?
Përgjigje: Ezani duhet të përseritet për shkak të rënditjes, sepse fillimi i tij nuk saktësohet.
Çështje: Përsa i përket muezinit a duhet te heshte mes fjaleve te ezanit? Dhe sa duhet të jetë kjo heshtje?
Përgjigje: Po, hesht. Me përjashtim të tekbirit te parë (thënies Allahu ekber Allahu ekber) dhe atij të fundit (1). Përsa i përket kohës sesa duhet te jetë kjo heshtje, ajo duhet të jetë e lehtë (shkurtër) aq sa të bëhet e qartë me të se kjo (fjalë) është e ndarë nga tjetra.
Ezani është prej shenjave të dukshme te Islamit, sepse ai ka qenë shenjë treguese se ai vend është vend islam. Nisur nga ky fakt dijetarët (Allahu e mëshiroftë!) kanë thënë se: Banorët e nje vendi që nuk e thërrasin ezanin dhe ikametin luftohen, sepse Profeti ﷺ nëse nuk dëgjonte ezanin në një vend atëherë luftonte e në të kundërtën (nëse degjonte ezanin) përmbahej.
Përktheu: Unejs Sheme
Et-Taliku ala Sahihi Muslim vell. 3
(1) Nuk behet ndarje mes fjaleve Allahu ekber Allahu ekber, por thuhen njëra pas tjetres.
Të Ngjashme
- Çfarë gjykimi ka këndimi i sures el Fatihah në namazin e xhenazes? Udha e Besimtarëve
- A lejohet që një person të punojë si haxham (praktikues i hixhames)? Udha e Besimtarëve
- Bashkimi i namazit të xhumasë me atë të ikindisë Udha e Besimtarëve
- Si të veprosh kur të ftojnë në një gosti Shejh Muhamed ibn Salih el-Uthejmin
- Cila është mënyra më e mirë për të memorizuar? Meshhur Hasen