Transmetohet nga Humran shërbëtori i Uthman bin Afan se ai e pa Uthmanin duke kërkuar ujë për abdes dhe pastaj hodhi ujë nga ena në dy duart e tij dhe i lau ato tri herë. Pastaj futi dorën e djathtë në enë (dhe mori ujë), futi ujë në gojë e në hundë, pastaj lau fytyrën tri herë dhe duart (krahët) deri në bërryla tri herë. Pastaj i dha mes’h (e prekë me dorë të lagur) kokës së tij dhe lau këmbët nga tri herë, pastaj tha: “Kështu e kam parë të Dërguarin e Allahut sal-lAllahu alejhi ue sel-lem duke marrë abdes ashtu siç mora unë, e tha pastaj tha: “Kush merr abdes kështu siç mora unë, pastaj fal dy rekate në të cilat nuk flet me vete (por përqendrohet në namaz), atij i falen të gjitha gjynahet që ka bërë më parë.”
- Hadithi është argument se është e pëlqyeshme (mustehab) larja e duarve në fillim të abdesit.
Nëse dikush thotë: Pse nuk thuhet se larja e tyre është detyrë?
Sepse Allahu Madhëruar e ka përmendur abdesin në Kuran, siç është në suren El-Maide, ka filluar me larjen e fytyrës dhe nuk ka përmendur larjen e duarve.
Ibën Kudame (Allahu e mëshiroftë!) ka thënë: “Larja e tyre (duarve) nuk është vaxhib përveç rastit kur perosni ngrihet nga gjumi.”
Profeti sal-lAllahu alejhi ue sel-lem ka thënë: “Kur ndonjëri prej jush zgjohet nga gjumi, atëherë mos ta futë (zhytë) dorën e tij në ujë derisa t’i laj tri herë, sepse ai nuk e di se ku ka qenë (çfare ka prekur) dora e tij”. Transmeton: Buhariu, Muslimi dhe En-Nesai.
Shejh Abdulaziz er-Raxhihi (Allahu e ruajttë!) thotë: Nga ky hadithi përfitohet:
-Urdhëri për larjen e duarve tri herë para si t’i futësh në enën me uje dhe para marrjes se abdesit.
-Eshtë detyrë për muslimanin që kur zgjohet nga gjumi natën t’i laj duart tri herë.
-Kjo është specifike vetëm me gjumin e natës. Bazuar ne fjalën e Profetit sal-lAllahu alejhi ue sel-lem “sepse ai nuk e di se ku ka qenë (çfarë ka prekur) dora e tij”.
Ditën, kur zgjohet nga gjumi, është e pelqyeshme që ai t’i laj tri herë duart para futjes në ujë. Ndërsa kur ngrihet nga gjumi natës e ka detyrë (larjen tri herë para se t’i fusë në enën e ujit).
-Dijetarët kanë mendime të ndryshme përsa i përket futjes se duarve në enën me uje para larjes, a bëhet uji i papastër apo jo?
Disa prej tyre janë të mendimit se uji bëhet i papastër duke thënë: Profeti sal-lAllahu alejhi ue sel-lem ka urdhëruar për larjen e tyre (duarve), sepse në to mund të ketë papastërti sidomos përsa u përket banorëve e Hixhazit, ngase vendet e tyre janë të nxehta. Ata pastroheshin me gurë dhe nuk e lanin pjesën e pasme. Ndoshta gjatë pastrimit duart e tyre prekin pjesën e pasme dhe kështu mbet në to ndonjë papastërti. Prandaj Profeti sal-lAllahu alejhi ue sel-lem e ka bërë detyrë larjen.
Thanë: Papastërtia e ndytë ujin kur duart futen në të për shkak të ujit të pakët. Dhe dihet se uji i pakët bëhet i papastër kur në të bien papastërtitë.
E sakta është se: Uji nuk bëhet i papastër kur personi fut dorën në të. Vetëm nëse në dorën e tij ka papastërti e pastaj e fut dorën në enën me uje. Ai konsiderohet gjynahqar, sepse ka kundershtuar urdhërin. Keshtu që uji mbetet i pastër dhe abdesi (i marr me këtë ujë) është i saktë.
- Hadithi është argument se më e mira është dhënia përparësi larjes së gojës para hundës. Bazuar në fjalën e tij: “futi ujë në gojë e në hundë”. Ky është medh’hebi i shumicës së dijetarëve (xhumhurëve). E nëse njeriu bën të kundërtën e saj, kjo nuk përbën problem.
- Hadithi është argument në lidhje me farzet e abdesit, e ato janë:
– larja e fytyrë
-larja e duarve deri në bërryla
-dhënia mes’h kokës
-larja e këmbëve.
Për këto të katërta tregon ajeti. Allahu Madhëruar thotë: “lani fytyrën dhe duart deri në bërryla, fërkoni kokën me dorë të lagët dhe lani këmbët deri në nyje.” El-Maide, 6
– Rradhitja (larja e pjesëve sipas rënditjes)
-Vazhdimësia
- Hadithi është argument për ligjshmërinë e larjes së gojës dhe hundës në marrjen e abdesit. Por dijetarët kanë mendime të ndryshme përsa i përket gjykimit të tyre (larjes së gojës dhe hundës):
Fjala e parë: Larja e gojës dhe hundës është farz në abdes. Ky është medh’hebi hanbeli.
Imam En-Nevevi (Allahu e mëshiroftë!) ka thënë: Ky është medh’hebi i Ibën Ebi Lejla, Hammadi-t dhe Is’haku-t. Bazuar në hadithin: “Kur të marrësh abdes, atëherë laje gojën”. Transmeton Ebu Daudi. Ky urdhër për larjen e gojës tregon për obligueshmërinë e saj.
Po ashtu vepra e Profetit sal-lAllahu alejhi ue sel-lem. Të gjithë ata që kanë përshkruar abdesin e Profetit sal-lAlalhu alejhi ue sel-lem kanë përmendur si ai sal-lAllahu alejhi ue sel-lem i ka larë ato të dyja.
Imam Ibnul Kajjimi (Allahu e mëshiroftë!) ka thënë: “Ai sal-lAllahu alejhi ue sel-lem nuk ka marrë abdes veçse ka larë gojën dhe hundën. E nuk është ruajtur prej tij se ai i ka lënë pa larë ato qoftë dhe njëherë të vetme.”
Goja dhe hunga konsiderohen prej fytyrë me argumentin se ato të dyja janë brenda kufirit të saj (fytyrës).
Fjala e dytë: Larja e gojës dhe hundës është sunet prej suneteve të abdesit. Ky është medh’hebi hanefi, maliki dhe shafi. Këtë fjalë ka zgjedhur dhe Ibën el-Mundhiri. Bazuar në fjalën e Alalhut të Madhëruar: “lani fytyrat tuaja”. Pika e argumentim në këtë ajet është se: Allahu nuk i ka përmendur ato (gojën dhe hundën).
Hadithi i Aishes radijAllahu anha e cila ka thënë: I Dërguari i Alalhut sal-lAllahu alejhi ue sle-lem ka thënë: “Dhjetë (gjëra) janë prej fitras (natyrshmërisë)…” E prej tyre përmendi “larja e gojës dhe hundës”. Transmeton Muslimi.
Kanë thënë: El-Fitra është sunet. E këtë më së miri e tregon dhe fakti se në një transmetim tjetër ka ardhur: “Dhjetë (gjëra) janë prej sunetit…”
Po ashtu ajo që transmetohet nga Ibën Abasi radijAllahu anhuma se ka thënë: Profeti sal-lAllahu alejhi ue sel-lem ka thënë: “Larja e gojës dhe hundës është sunet.” Transmeton Ed-Darakutni por është i dobët (daif).
Fjala e tretë: Detyrë është larja një herë të vetme e hundës në abdes. Kjo është fjala e një grupi nga dhihiriet. Prej tyre: Ibën Hazmi. Kjo është fjala e Ebi Theur-it. Ata argumentohen se: Larja e hundës është transmetuar prej fjalës dhe veprës së tij sal-lAllahu alejhi ue sel-lem.
Fjala e saktë: është fjala e parë se larja e gojës dhe hundës është detyrë.
- Hadithi është argument se detyrë është larja një herë të vetme e gjymtyrëve të abdesit. Imam En-Nevevi (Allahu e mëshiroftë!) ka thënë: “Muslimanët janë bashkuar se detyrë është larja një herë e vetme e gjytyrëve. Po ashtu se larja nga tri herë i gjymtyrëve është sunet.”
- Hadithi është argument se dhënia mes’h kokës bëhet një herë të vetme. Por dijetarët kanë mendime të ndryshme në lidhje me këtë pikë.
Sejid Sabik në librin “Fik’hus-Sunneh” thotë “Nuk saktesohet dhënia mes’h kokës më shumë se një herë”.
Shejh Albani (Allahu e mëshiroftë!) thotë: “Përkundrazi, saktësohet prej hadithit të Uthmanit radijAllah anhu se: “Profeti sal-lAllahu alejhi ue sel-lem i dha mes’h kokes se tij tri herë“. E ka nxjerr Ebu Daudi me dy senede të mira.
Po ashtu ky hadith ka dhe një sened tjetër hasen (të mirë). Kam folur rreth këtyre senedeve me imtësi ne “Sahihu Ebi Daud” me nr. (95 dhe 98).
Hafidhi në “El-Fet’h” ka thënë: “E transmeton Ebu Daudi në dy forma ku njërën prej tyre e ka saktësuar Ibën Huzejme dhe të tjerët në hadithin e Uthmanit për dhënien mes’h kokës tri herë. E -dihet- se shtesa nga i besueshmi është i pranuar.”
Thashë (Albani): Kjo është e vërteta, sepse transmetimet që tregojnë për dhënien mes’h kokës një herë të vetme edhe pse janë të shumta, ato nuk bien ndesh me transmetimin që tregon për dhenien mes’h kokës tri herë.
Pra, bëhet fjala se kjo është Sunet që ndonjë herë veprohet dhe ndonje herë lihet.
Këtë ka zgjedhur dhe Es-Sanani në “Subulus-Selam”. Ktheju librit në fjalë nëse dëshiron. “Sahihu Ebi Daud” (1/179, 185, 187-188) dhe “Temamul-minneh”.
- Hadithi është argument për ndalimin e larjes e gjymtyrëve më shumë se tri herë, sepse të gjitha veprimet e tij sal-lAllahu alejhi ue sel-lem nuk tregojnë se ai sal-lAllahu alejhi ue sel-lem ka shtuar mbi tri herë. Imam Ahmedi dhe Is’haku kanë thënë: “Nuk shton mbi tri herët vetçse personi i sprovuar”.
- Hadithi është argument se është detyrë larja e bërrylave bashkë me duart. Ky është medh’hebi i katër imamëve. Bazuar në fjalën e Allahut të Madhëruar: “dhe duart tuaja deri në bërryla”.
Dhe në hadithin: “dhe duart (krahët) deri në bërryla”.
- Hadithi është argument për pëlqyeshmërinë e faljes së dy rekateve pas përfundimit të abdesit. Bazuar në fjalën e tij: “Kush merr abdes kështu siç mora unë, pastaj fal dy rekate në të cilat nuk flet me vete (por përqendrohet në namaz), atij i falen të gjitha gjynahet që ka bërë më parë.“
Shpërblimi i premtuar në hadithi arrihet me dy gjëra:
- a) Të merret abdes në formët e treguar.
- b) Falja e dy rekateve pas përfundimit të abdesit “në të cilat nuk flet me vete (por përqendrohet në namaz)”.
Mblodhi dhe përktheu: Unejs Sheme