Pyetje: Si duhet t’i falë dy rekatet sunet të sabahut personi që nuk mundet t’i falë para faljes së namazit obligativ (farzit)?
Po ashtu thotë: Transmetohet një hadith nga Profeti sal-lAllahu alejhi ue sel-lem:
“Nuk ka namaz pas sabahut derisa të lind dielli.” A vlen ky ndalim për dy rekatet sunet të sabahut pas faljes së farzit për atë që nuk mundi t’i falte para tij (farzit)?
Shejh Ibën Bazi (Allahu e mëshiroftë!): Kush nuk arrin t’i fal dy rekate sunet të namazit të sabahut (para farzit), i lejohet atij që t’i fal ato pas tij. Nëse ai i fal pas lindjes dhe ngritjes së dielli, atëherë kjo është më e mira, sepse saktësohet se Profeti sal-lAllahu alejhi ue sel-lem ka urdhëruar për këtë.
E nëse personi i fal pas namazit të sabahut kjo është e lejuar, sepse saktësohet nga Profeti sal-lAllahu alejhi ue sel-lem se pa një burr që të falej pas namazit (farz), dhe i tha atij:
“A po e fal namazin e sababhut me katër rekate?” Tha: O i Dërguari i Allahut, këto janë sunetet e sabahut, të cilat nuk munda t’i fal para namzit farz. Atëherë Profeti sal-lAllahu alejhi ue sel-lem heshti.
Kjo tregon se nuk ka problem për faljen e dy suneteve të sabahut pas farzit.
Duke mos u përfshirë në hadithin: “Nuk ka namaz pas fexhrit” dhe “nuk ka namaz pas sabahut”.
Pra, sunetet e sabahut nuk përfshihen në këtë hadith të përgjithshëm që ndalon nga falja e namazit pas sabahut. Kështu që, lejohet falja e tyre pas namazit farz.
Nëse personi e vonon faljen e tyre derisa të ngrihet (lind)dielli, kjo është më e mira. Por disa njerëz mund të harrojnë dhe nuk i falin.
Prandaj nëse falen pas namazit farz kjo nuk përbën asnjë problem në dashtë Allahu.
Përktheu: Unejs
Sheme Fetaua nurun ala ed-derb
Të Ngjashme
- Si të veprosh kur të ftojnë në një gosti Shejh Muhamed ibn Salih el-Uthejmin
- Cila është mënyra më e mirë për të memorizuar? Meshhur Hasen
- A lejohet të merret rroga nëpërmjet bankës? Shejh Alij ibn Hasen el-Halebij
- Ngrënia në të njëjtën tryezë me atë që pi alkool Udha e Besimtarëve
- A lejohet të betohesh rrejshëm me qëllim që të pajtosh mes dy personave? Shejh Abdulaziz ibn Abdullah ibn Baz