Pyetje drejtuar shejhut Zejd el Medkhalij: Tregohet në disa libra që përshkruajnë jetën e Profetit salallahu alejhi ue selem se atij në një moment i shkoi mendja që të hidhej nga një shkëmb, atëherë kur doli nga Meka i sikletosur nga ajo që i ndodhi. A është i saktë ky fragment historie ?
Përgjigje: Po, kjo histori është e saktë dhe bën fjalë për periudhën kur pasiqë i zbritën ajetet e para të sures Alak, iu ndërpre shpallja për njëfarë kohe, gjë e cila e preokupoi dhe e sikletosi shumë Profetin salallahu alejhi ue selem , derisa më pas iu shpall sureja Mudethir dhe vazhdoi shpallja në rrjedhën e saj.
Marrë nga libri “el Ikdul munedadul xhedid” fq 63
Përktheu: Shuajb Rexha
Të Ngjashme
- Me çfarë gjuhe do t’u flitet njerëzve në ditën e ringjalljes? Shehul-Islam Ibn Tejmie
- Cila është mënyra më e mirë e bërjes së tesbihut pas namazeve farz? Udha e Besimtarëve
- Vlerësimi i veprave: nga më e rëndësishmja tek më e dobishmja Shehul-Islam Ibn Tejmie
- A është e saktë shprehja “vdiq parakohe”? Udha e Besimtarëve
- Falja e dy rekateve të hyrjes në xhami afër kohës së ikametit Udha e Besimtarëve