Nuk ka problem nëse nuk dërgon salavate gjatë hutbes.
Pyetje: Cili është mendimi juaj në lidhje me imamin dhe hatibin, i cili nuk përmend (dërgon) salavate për Profetin (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) përgjatë hutbes? Por ai dërgon vetëm kur fillon hutben e parë dhe të dytën.
Shejh Ibën Uthejmini (Allahu e mëshiroftë) ka thënë: Nuk ka asgjë. Po ashtu, edhe për të (imamin dhe hatibin) nuk ka problem (dhe nuk ngarkohen me diçka).
Lexo suren “El-Kehf”.
Pyetje: Ditën e xhuma shkoj në xhami një orë para namazit dhe lexoj suren “Jasin”. A ka ndonjë gjë?
Shejh Ibën Uthejmini (Allahu e mëshiroftë) ka thënë: Mos lexo suren “Jasin”, por në vend të saj lexo suren “El-Kehf”.
Mosdhënia e dorës gjatë hutbes.
Pyetje: Cili është gjykimi i dhënies së dorës (takimit) gjatë hutbes së xhumasë? Si të veprojmë me atë që zgjat dorën?
Shejh Ibën Uthejmini (Allahu e mëshiroftë) ka thënë: Mos e tako, mos i’a jep dorën. Pasi të mbarojë hutbja tregoi atij se gjatë hutbes nuk lejohen gjëra të tilla, as me fjalë dhe as me vepra.
Nuk ngrihen duart kur imami bën lutje në hutbe.
Pyetje: Kur hatibi bën lutje në hutben e xhumasë, a duhet që pjesëmarrësit (xhemati) t’i ngrejnë duart në lutje? Nëse ndonjë prej tyre i ngre duart, a duhet ndaluar nga kjo gjë?
Shejh Ibën Uthejmini (Allahu e mëshiroftë) ka thënë: Ata nuk duhet t’i ngrejnë duart përveçse në lutjen që bëhet për kërkimin e shiut. Nëse hatibi bën lutje për kërkimin e shiut dhe thotë: “Allahumme egithna”, – ata i ngrejnë duart nëse imami i ngre. Ndërsa kush i ngre duart në lutjen gjatë hutbes së xhumasë, personit i vihet në dukje ky gabim pas hutbes. Atij i thuhet se ky veprim nuk është prej sunetit.
Namazi i xhumasë falet dhe me tre persona.
Pyetje: Disa fukaha kanë kushtëzuar për faljen e namazit të xhumasë që numri i pjesëmarrësve të jetë dyzetë. Cili është mendimi i shkëlqesisë suaj për këtë çështje?
Shejh Ibën Uthejmini (Allahu e mëshiroftë) ka thënë: Ajo që shohim (mendojmë) është se tri veta mjaftojnë (për faljen e namazit të xhumasë).
Namazi i xhumasë nuk ka sunete para.
Pyetje: Katër sunetet e para të drekës a falen para namazit të xhumasë apo jo?
Shejh Ibën Uthejmini (Allahu e mëshiroftë) ka thënë: Jo. E Xhumaja nuk ka sunete para saj. Njeriu nëse vjen herët në xhami (ditën e xhuma), le të falë sa të dojë derisa të hyjë koha e ndaluar (ku ndalohet falja).
“Fetaua Suvalun alal-Hatifi” vëll. 1.
Përktheu: Unejs Sheme
Të Ngjashme
- Çfarë gjykimi ka këndimi i sures El Fatiha në namazin e xhenazes? Udha e Besimtarëve
- Namazi me xhemat Udha e Besimtarëve
- A lejohet që një person të punojë si haxham (praktikues i hixhames)? Udha e Besimtarëve
- Kush e fal namazin e sabahut është nën mbrojtjen e Allahut Udha e Besimtarëve
- Vlera e faljes së namazit vullnetar në shtëpi Udha e Besimtarëve