Kur sundimi islam u përhap në shumicën e vendeve të Azisë dhe Afrikës si dhe në rajone të tjera shumë popuj hynë nën pushtetin e tij, disa nga dëshira dhe të tjerë nga frika. Këta popuj kishin fe të ndryshme, siç ishin hebraizmi, mazdaizmi (zjarrputizmi), krishtërimi, paganizmi dhe të tjera. Shumë prej këtyre popujve dikur gëzonin fuqi dhe ndikim të madh siç ishin mazdaistët dhe romakët, por që muslimanët i privuan nga pushteti dhe forca e tyre. Ndjenja e krenarisë dhe superioriteti që mbizotëronte tek këta popuj i bëri ata të ndiheshin të fyer që ndodheshin nën sundimin e muslimanëve, aq më tepër kur arabët i kishin parë gjithmonë me syrin e përbuzjes dhe dobësisë. Nga ana tjetër, hebrenjtë e kundërshtuan dhe shfaqën armiqësinë ndaj islamit dhe profetit të tij qysh nga fillimi duke u përpjekur ta shkatërronin atë me intriga dhe komplote nga më të ndryshmet.
Kur të gjithë këta armiq e humbën shpresën për tu përballur haptazi me islamin me anë të forcës, ata i drejtuan përpjekjen e tyre drejt thurjes së komploteve, intrigave dhe vrasjes së figurave të mëdha të muslimanëve.
Disa prej tyre u shfaqën si muslimanë në dukje me qëllim prishjen e brendshme të fesë dhe përçarjen e unitetit të saj. Ky padyshim ishte rezultat i një studimi të thellë, planifikimi dhe bashkëpunimi ndërmjet grupeve të ndryshme si; mazdaistët, hebrenjtë, të krishterët, hindusët e të tjerë. Çdo grup mund të kishte institucionet e veta të posaçme për të prishur besimin e muslimanëve, me bindjen se muslimanët nuk mund të mposhteshin ndryshe përveçse duke prishur akiden (besimin) e tyre.
Shenjat e para të këtyre komploteve nisën të shfaqeshin gradualisht. Kalifi i drejtë Umer ibn el Hatabi u vra nga dora e një mazdaisti, ndoshta si rezultat i një komploti të përbashkët mazdaist dhe hebre.
Më pas edhe pasuesi i tij (Othmani) u vra nga turma të shthurura, të nxitura nga dinakë hebrenj dhe mazdaistë.
Më tej filloi të përhapej ideja e mohimit të kaderit (paracaktimit hyjnor), dhe i pari që u bë i njohur për përhapjen e kësaj ideje ishte një mazdaist i quajtur Sijsauejhi nga radhët e ushtrisë esavira (një grup ushtarësh persë). Megjithëse në burimet tradicionale përmendet se i pari që e ka shpallur këtë doktrinë ishte një tjetër që quhej Mea’bed el Xhuheni. 1
Më pas u ndez zjarri i përçarjes mes muslimanëve dhe ata nisën të luftonin njëri-tjetrin.
Pastaj dolën havarixhët me paditurinë, kryeneçësinë dhe shpalljen e muslimanëve si jobesimtarë duke derdhur gjakun e tyre pa të drejtë.
Më vonë filloi të shfaqej shiizmi i shëmtuar i nxitur nga disa hebrenj dhe mazdaistë, të cilët e ushqenin zjarrin e tij. Ata shfaqën pretendimin se Profeti sal-lAllahu alejhi ue sel-lem kishte caktuar një pasardhës, Ali ibn Ebi Talibin, por sahabët bashkëpunuan për ta mohuar dhe fshehur këtë testament sipas pretendimeve të tyre të rreme.
Shiizmi vazhdoi të zhvillohej në mënyrë gjithnjë e më ekstreme dhe të degëzohej derisa u bë strehë për këdo që kërkonte të luftonte Islamin dhe muslimanët. Brenda tij u përhap ideja se Kurani ishte ndryshuar dhe shtrembëruar, se ishte shtuar dhe mungonte diçka prej tij, dhe se shumica e sahabëve ishin bërë renegatë pas Islamit, përveç Ali ibn Ebi Talibit dhe një pakice të vogël që qëndruan me të.
Madje, devijimi i disa prej tyre arriti deri aty sa me një guxim të pashembullt ndaj Allahut të Madhëruar pretenduan se Xhibrili kishte tradhtuar shpalljen duke e çuar atë tek Muhamedi, kurse sipas tyre ishte dërguar për tek Aliu.
Rafdi (shiizmi) vazhdoi t’i largonte ndjekësit e tij nga feja, nga arsyeja dhe natyra e pastër njerëzore deri në ditët e sotme.
Më pas u shfaq edhe mohimi i cilësive të Allahut të Madhëruar duke pretenduar se Allahu nuk e do askënd nga robërit e Tij dhe as nuk është i dashur prej tyre, se nuk flet, nuk ka dorë, fytyrë apo asnjë nga cilësitë me të cilat Ai e ka përshkruar Veten apo e ka përshkruar atë Profeti i Tij sal-lAllahu alejhi ue sel-lem.
I pari që u njoh për këtë thënie ishte një njeri i quajtur Xha’d ibn Dirhem. 2
Shejhul-Islam thotë: “Origjina e doktrinës për mohimin e cilësive të Allahut është marrë nga nxënësit e hebrenjve, politeistëve dhe të humburve nga sabejtë, sepse i pari që është ruajtur nga historia që e ka thënë këtë ide si doktrinë Islame (kam për qëllim mohimin e faktit se Allahu është mbi Arsh në mënyrë reale, dhe pretendimin se “istiva-ja” (lartësimi mbi Arsh) nënkupton vetëm “sundim” apo “kontroll”). Pra themeluesi i këtij mendimi dhe kësaj doktrine ishte Xhea’d ibn Dirhem. Këtë ideologji e mori prej tij Xhehm ibn Safuan i cili e përhapi dhe për shkak të tij kjo doktrinë u quajt në emrin e tij “Xhehmizmi”.
Thuhet gjithashtu se Xhea’di e mori këtë doktrinë nga Aban ibn Sem’an i cili e kishte marrë nga Taluti, nipi i Lebid ibn el Asamit, dhe Taluti e kishte marrë nga vetë Lebid ibn el Asam, çifuti magjistar i cili kohë më parë i kishte bërë magji Profetit sal-lAllahu alejhi ue sel-lem. 3
Kjo paraqet një zinxhir të qartë me rrënjë hebraike që ka një histori të gjatë në përpjekjet për të luftuar Islamin.
Imam Buhariu transmeton: Na tregoi Kutejbe, i cili tha, më tregoi Kasim ibn Muhamed, nga Abdurrahman ibn Muhamed ibn Habibe, nga babai i tij, nga gjyshi i tij i cili tha: Kam qenë dëshmitar i Halid ibn Abdullah el Kasriut në Vasit (Irak) ditën e Kurban Bajramit. Ai tha: “Kthehuni dhe kryeni kurbanët tuaj, Allahu e pranoftë prej jush. Sa për mua, unë do të bëj kurban Xhea’d ibn Dirhemin i cili pretendon se Allahu nuk e ka marrë Ibrahimin për mik dhe nuk i ka folur Musait me fjalë direkte. I pastër qoftë Allahu nga ajo që thotë Xhea’di.” Pastaj zbriti nga minberi dhe e vrau atë.
Ebu Abdullahu (Imam Buhariu) ka thënë: Kutejbe më tregoi se i kishte ardhur lajmi që Xhehmi (Xhehm ibn Safuani) e kishte marrë mësimin e tij nga Xha’d ibn Dirhemi. 4
Kështu bëhet e qartë se kjo formë e mohimit dhe devijimit (el ilhad) ka ardhur nga hebrenjtë që synonin të shkatërronin fenë islame. Gjithashtu, shihet se fillesa e shiizmit ekstrem ishte në duart e një hebreu dinak i mbushur me urrejtje i quajtur Abdullah ibn Sebe, i njohur edhe si Ibn es-Seuda nga Jehudët e Sanas (Sanaas së Jemenit).
Nuk ka dyshim se këta individë që u bënë të njohur për idetë e tyre devijuese kishin prapa tyre forca që i mbështesnin dhe i drejtonin. Ky fenomen ka nevojë për një studim të thelluar për të shpjeguar qartë rrethanat dhe prapaskenat e tij, gjë që e tregojnë qartë shumë ngjarje historike dhe dëshmitë nga të parët (selefët) dhe të tjerët.
Ky devijim u bë shkaku i vërtetë i ndarjes mes muslimanëve pasi ishte një ndarje në çështjet e besimit (akides), dhe prej tij lindi përçarja dhe luftërat ideologjike të cilat vazhdojnë të gërryejnë unitetin e muslimanëve deri në ditët tona.
1. Meabed el-Xhuheni el Basri, bashkëkohës i tabiinëve ishte thirrës për në humbje. Derakutni për të ka thënë: Transmetimet e tij janë të mira por medhhebi i tij është i prishur. Shumë nga selefët e kanë kritikuar për shkak se propagandoi mohimin e kaderit. Ai u vra nga kalifi AbdulMelik më 80 H. Për më tepër shih “Tehdhijbu Et Tehdhijb” 10/225.
2. Xha’d ibn Dirhem llogaritet si bashkëkohës i tabi’inëve. Ai u vra nga Halid ibn Abdullah el Kasri për shkak të akuzës për herezi. Sipas transmetimeve ai tentoi të imitonte krijimin duke bërë eksperimente me baltë dhe ujë, duke pretenduar se kishte krijuar jetë.
3- “Mexhmu el Fetava” 5/20.
4- “Halk ef’al el ibad” fq. 29-30. Këtë e përcjell gjjthashtu Ebu Uthman bin Seid në librin “Er rad ala el Xhehmije” fq. 25.
Shkroi: Dr. Abdullah bin Muhamed el Gunejman
Marrë nga libri: “Sherh kitab et tevhijd min Sahih el Buhari” 1/10-12.
Përshtati: Fatjon Isufi
Të Ngjashme
- Allahu dhe i Dërguari i Tij e kanë sqaruar besimin në mënyrën më të qartë Udha e Besimtarëve
- Përsosmëria e udhëzimit dhe plotësimi i mirësisë ndaj këtij umeti Udha e Besimtarëve
- Kini kujdes nga adresat anonime në rrjetet sociale Udha e Besimtarëve
- Lutjet më të mira në muajin e Ramazanit Udha e Besimtarëve
- Israja dhe Mi’raxhi nuk është mit apo trillim Udha e Besimtarëve