Kur injoranca përplaset me dijen; përgjigje për sulmet ndaj shejh Albanit

August 18, 2025

Një program televiziv në Kosovë me sa duket nuk po ndiqej nga teleshikuesit, zgjodhi të hapte disa tema në lidhje me fenë Islame thjesht për të tërhequr vëmendje, me shumë gjasa për të shtuar numrin e shikimeve.

Stafi i emisionit ftoi dr. Tarik el Xheuherin, drejtor ekzekutiv i “Fondacionit të bashkëjetesës” në Uashington, i cili ka marrë doktoraturën në studimet islame bashkëkohore nga “Universiteti Princeton” në New Jersey, SHBA, dhe duke parë formimin e tij pritej të jepte vizionin e tij në lidhje me Islamin që gjendet tek ne, në vendet arabe, dhe Islamin që i përshtatet doktorit.

Që në fillim i ftuari bëri një krahasim të pavend mes muhadithit të madh Muhamed Nasirudin Albanit dhe këngëtares Dua Lipa, gjë që tregon paturpësinë, banalitetin dhe urrejtjen e tij ndaj shejhut, Allahu e mëshiroftë.

Më pas ai përmendi disa pretendime të pavërteta për shejh Albanin, duke aluduar se shejhu paska shpikur rregulla të reja në lidhje me saktësimin dhe dobësimin e haditheve, madje duke thënë se kjo ishte një ndër krimet më të rënda intelektuale në historinë moderne islame!

Nga ajo që u tha është e qartë se personi në fjalë nuk ka asnjë dituri rreth shkencës së hadithit dhe me shumë gjasa as rreth shejh Albanit, gjë që në një farë mënyre mund të arsyetohet pasi fusha e tij e studimit është krejt tjetër, siç shihet qartë nga CV-ja e tij.

Unë dua të them disa fjalë për shejh Albanin duke qenë se njoh mirë trashëgiminë e vyer që ai ka lënë për botën islame, dhe falenderoj Allahun që kam studiuar vetë në fakultetin e hadithit, i vetmi fakultet i tillë në botën islame mesa di unë ku kam kryer gjithashtu edhe masterin dhe doktoraturën.

Shejh Albani është i njohur në të gjithë botën arabe e islame për librat që ka shkruar dhe dijen që ka shpërndarë.

Çdo studiues i shkencave islame e njeh, qofshin ata pro apo kundër tij.

Madje, them me bindje se mbi 90% e studiuesve të hadithit sot, në mënyrë direkte ose indirekte janë nxitur nga shejh Albani.

Mjafton të dimë se ai ishte i pari që ngjalli në mënyrë masive interesimin për shkencën e hadithit, sidomos për dallimin mes hadithit të saktë dhe atij të pasaktë që është fryti i studimit të shkencave të hadithit, gjë që para tij ishte shumë e kufizuar.

Sigurisht se dijetarë të hadithit ka pasur edhe më herët dhe do të ketë deri në Ditën e Kiametit, por roli i Shejh Albanit ishte unik.

Kjo qasje e shejhut solli debate e polemika sidomos ndaj atyre që shihnin kundërshtim mes haditheve dhe rrugës që ndiqnin, apo shumë të tjerëve që nuk e duronin që një shqiptar të kishte dije më të thellë se ata e të gjykonte mbi vërtetësinë e haditheve, ndërkohë që shumë prej tyre nuk kishin as njohuritë më elementare për metodologjinë e kësaj shkence.

Sidoqoftë, polemikat mes dijetarëve të hadithit dhe grupeve të devijuara janë shumë të vjetra; shejh Albani nuk është as i pari e as i fundit që i është dashur të përballet me këtë.

Imam Ebu Hatim er-Razi (195–277 h) ka thënë:

“Shenja e pasuesve të bidatit është përçmimi i ehlul ether (dijetarëve e ndjekësve të hadithit).”

Pozita e shejh Albanit në shkencën e hadithit është e njohur për këdo që ka studiuar shkencat islame. Emri i tij përmendet në shumë libra aq sa disa kanë menduar se ka jetuar shekuj më parë.

Shejh Albani është i dashur për të gjithë pasuesit e Sunetit.

Në botën islame ka goxha xhami dhe qendra që mbajnë emrin e tij, mes tyre edhe një xhami në Gaza që u shkatërrua nga hebrejtë, Allahu i shkatërroftë.

Librat e tij janë lexuar si nga dashamirët për të përfituar prej tyre, ashtu dhe nga kundërshtarët për t’i gjetur gabime. Por fundja, Allahu do t’i gjykojë të gjithë me drejtësinë e Tij.

Ndër gjërat më të mira që një njeri lë pas janë veprat e mira dhe përmendja e mirë nga besimtarët.

Këtë shpresojmë që shejh Albani e ka fituar nga Allahu si shpërblim që në këtë botë, para se të takojë shpërblimin më të madh në botën tjetër.

Meqënëse disa nga shqiptarët ndihen keq nga përmendja e emrit të shejhut, po përmend që kam parë nga kureshtja disa dokumentarë në gjuhën arabe për Shqipërinë nga faqe lajmesh në you tube, dhe komentues të shumtë shkruajnë: “Allahu e mëshiroftë imam Albanin”, apo: “Pse e përmendi që Shqipëria është vendi i shejh Albanit”, e komente të tjera të tilla.

Nëse do flitej rreth dijes së shejhut, librave të tij, ndikimit në botën islame dhe lëvdatave që janë thënë për të, duhej të shkruheshin shkrime tepër të gjata. Por falënderimi i takon Allahut që ekzistojnë shumë libra që trajtojnë jetën dhe veprat e shejh Albanit.

Ebu Bekr bin Ajjash (192 h) thotë:

“Pasuesit e Sunetit kur vdesin, Allahu bën që të mbetet emri i tyre; ndërsa pasuesit e bidatit kur vdesin nuk përmenden më.”

Ky është një nga dallimet që Allahu ka vendosur: dijetarët e Sunetit përmenden edhe pas shumë viteve apo shekujsh dhe trashëgimia fetare që ata lënë qëndron. Ndërsa disa të tjerë me vdekjen e tyre harrohen krejtësisht dhe përmenden vetëm për keq.

Allahu e mëshiroftë imam Albanin për dijen që ka lënë, për dashurinë e tij ndaj Sunetit të Profetit sal-lAllahu alejhi ue sel-lem dhe për sakrificën që ka bërë, dhe e bëftë prej banorëve të Xhenetit.

 

Dr. Fatmir Strumi

Dosje: ,

Loading...