💎 “Ambicia që nuk njeh moshë: Historia e Imamit të Mufessirëve”
Hafidh Ibn Xherir et-Taberi – Allahu e mëshiroftë – u nda nga jeta në vitin 310 hixhri. Ai ishte autor i tefsirit, i historisë dhe shumë veprave të tjera të mëdha.
Një ditë ai u tha nxënësve të tij: “A keni dëshirë dhe ambicie t’a shkruajmë historinë e botës?
Që nga krijimi i gjithësisë e deri në ditët tona?”
Ata e pyetën: “Sa do të ishte?” – duke e kuptuar se bëhej fjalë për diçka shumë të madhe.
Ai tha: “Rreth dyzet mijë faqe.”
(Një enciklopedi gjigante, madje më e madhe se çdo vepër që mund të përfytyronim sot.)
Ata i thanë: “Kjo është diçka në të cilën mbaron jeta dhe ikën ymri.”
Ai tha: “Allahut i kërkojmë ndihmë … Humbën ambiciet.”
Atëherë ai ua përmblodhi historinë në verisonin që kemi sot – në 11 vëllime.
Kur e përfundoi, u tha përsëri:
“A keni dëshirë t’ë shkruajmë tefsirin e Librit të Allahut?”
Ata e pyetën:“Sa do të jetë?”
Ai tha: “Rreth dyzet mijë faqe.” – e njëjta shifër.
Ata i thanë: “Edhe kjo është diçka në të cilën humbet jeta dhe ikën ymri!”
Atë kohë ai ishte diku në fillim të të tetëdhjetave, afër të nëntëdhjetave.
Ai përsëri tha: “Allahut i kërkojmë ndihmë… Humbën ambiciet.”
Atëherë ai ua përmblodhi tefsirin në atë që kemi sot – tefsiri më i madh dhe më i rëndësishëm i transmetuar, prandaj ai është quajtur Imami i Mufessirëve (komentuesve të Kuranit).
Ibn Xheriri – Allahu e mëshiroftë – nuk u martua kurrë, dhe çdo ditë shkruante dyzet fletë nga hartimi i tij! Çdo ditë – pa ndërprerje – dyzet fletë.
Ai nuk ishte i preokupuar me asgjë tjetër veç dijes. Prandaj Allahu i Madhëruar e bëri të dobishëm për umetin si në kohën e tij kur jetoi por gjithasbtu edhe pas vdekjes së tij.
Edhe sot ne jemi të varur nga dija e Ibn Xheririt, duke u mbështetur në atë që ai la pas.
Prej rasteve që i kanë ndodhur Ibn Xheririt dhe që forcojnë kërkuesit e dijes është edhe kjo:
Atij i erdhi dikush dhe e pyeti për një çështje në “ferāid” (ndarjen e trashëgimisë).
Në atë kohë ai ishte në fillimet e kërkimit të dijes, në Sham.
Ai ngurroi të thoshte “Nuk e di”.
Ndërkohë që dija e trashëgimisë është nga dijet që zakonisht mësohen herët nga studentët.
Ibn Xheriri tha: “Sot kam dhënë një betim se nuk do të flas për ferāid.
Kthehu nesër dhe do të të përgjigjem.”
Ai thotë: “Unë e mësova dijen e trashëgimisë po atë ditë.”
Dija e trashëgimisë quhet “dija e një jave”, sepse kush e studion për një javë, merr një përmbledhje të mirë të saj.
Kur ai erdhi të nesërmen, Ibn Xheriri u përgjigj.
Kjo ishte ambicia (përkushtimi, vullneti i fortë) i tyre.
Nxënësit e dijes udhëtonin, largoheshin nga vendet e tyre, sakrifikonin, dhe një nga cilësitë e tyre më të mëdha ishte se dija për ta ishte fushë e frikës (takvasë), jo thjesht fushë e diskutimeve e polemikave.
✍ Shejh Salih Al Shejh (Allahu e ruajtë).
Përshtati: Fatjon Isufi
Dosje: ambicie
Të Ngjashme
- Si nisi Orientalizmi: gjurmët e fshehta të misionit të Raymond Lull Udha e Besimtarëve
- Kur do ta arrijmë përkushtimin e sahabëve në namazin e tyre? Udha e Besimtarëve
- Mësime nga Hendeku: Sinqeriteti dhe qëndrueshmëria e besimtarëve përballë hipokrizisë Udha e Besimtarëve
- Ofensiva e mongolëve në territoret muslimane Udha e Besimtarëve
- Muezini i Profetit, Bilal Habeshiu Udha e Besimtarëve