Shumë prej nesh kalojnë para gjumit kohë të gjatë duke qëndruar në telefon, ndërkohë që përtojnë të lexojnë suren Mulk e cila nuk kërkon më shumë se tre minuta.
Kjo sure e shkurtër bëhet shkak për faljen e gjynaheve, si dhe është ndërmjetësuese tek Allahu për atë që e lexon.
Ebu Hurejra, radijAllahu anhu, tregon se Profeti ﷺ ka thënë:
“Një sure nga Kurani me tridhjetë ajete, ndërmjetëson për lexuesin e saj derisa t’i falen gjynahet. Ajo është: “Tebarekel ledhi bi jedihil mulk” (surja Mulk).”
(Hadith hasen. E transmeton; Ahmedi, Ebu Daudi, Tirmidhiu, Nesaiu, dhe Ibën Maxheh.)
Po ashtu, Xhabir bin Abdullah tregon se i Dërguari i Allahut ﷺ nuk flinte pa lexuar suren Sexhde dhe suren Mulk.
(Transmeton; Ahmedi, Tirmidhiu, Nesaiu dhe Hakimi.)
Abdullah ibn Mesudi , radijAllahu anhu, ka thënë:
“Kush e lexon suren “Tebarekel ledhi bi jedihil mulk” çdo natë, Allahu do ta mbrojë nga dënimi i varrit.
Ne në kohën e të Dërguarit të Allahut ﷺ e quanim këtë sure El Mania (Mbrojtësja).
Ajo është një sure në Librin e Allahut, që kush e lexon çdo natë ka vepruar shumë dhe mirë.”
(Transmeton; Nesaiu, Taberani dhe Hakimi.)
Të Ngjashme
- Normalizimi i imoralitetit – hap drejt shkatërrimit të shoqërisë Dr. Fatmir Strumi
- I lumtur është ai që kur vdes bashkë me të vdesin edhe mëkatet e tij Dr. Behar Hyseni
- Prej gjërave më të mira që mund t’i jepet robit është jeta e gjatë me vepra të mira Dr. Behar Hyseni
- Debati dhe polemika – sëmundja që privon nga bereqeti i dijes Dr. Fatmir Strumi
- Edukata e kërkuesit të dijes dhe kriza e sotme e moralit Dr. Fatmir Strumi