Gjate hytbes bie zilja e telefonit, si duhet vepruar në këtë moment?

November 12, 2015

Gjate hytbes bie zilja e telefonit, si duhet vepruar në këtë moment?

– Duhet të mbyllë telefonin për të mos i shqetësuar namazlijte dhe kjo lëvizje nuk përfshihet në shkujdesjen e ndaluar që përmendet në hadithin e Profetit (alejhi salatu ues selam) që thotë: “Kush prek (luan) me rërën (gjate hytbes), ai është shkujdesur”. [Muslimi]

Sepse ky ndalim vjen për atë që merret me gjëra që shpërqëndrojnë nga dëgjimi i hytbes.


– Per hadithin ku Profeti (alejhi salatu ues selam) thotë: “Kur i thua shokut tënd ditën e xhuma pusho, nderkohe qe imami është duke mbajtur hytbe, je treguar i shkujdesur.” [Buhariu dhe Muslimi].

Dijetarët kanë thënë: Ky ndalim vjen për të folurin gjatë hytbes, por nëse ai do të urdherojë për diçka të mirë atëherë le të veprojë duke bërë me shenjë. [Fet’hul Bari].

 

Përktheu Fatjon Isufi

Loading...