– A duhet ta nxjerr zekatin e fitrit ai qe pranon Islamin ne diten e fundit te Ramzanit?
Shejh Iben Uthejmini (Allahu e meshirofte!): Po, duhet ta nxjerr zekatin e fitrit, sepse ai konsiderohet prej muslimaneve. Ne hadithin qe e transmeton Iben Umeri radijAllahu anhuma se: “Profeti sal-Allahu alejhi ue sel-lem e ka bere detyre nxjerrjen e zekatit te fitrit nje saa prej hurmave apo elbit per mashkullin dhe femren, te lirin dhe robin, te voglin dhe te madhin prej muslimaneve.”
– Gjykimi i nxjerrjes zekatit te fitrit diten e pare te Ramazanit
Shejh Iben Uthejmini (Allahu e meshirofte!): Nuk lejohet nxjerrja e zekatit te fitrit ne fillim te muajit te Ramazanit. Por, nxjerrja e tij behet para festes se Bajramit me nje ose dy dite, sepse ai eshte zekat fiter.
Ti e ke detyre ta nxjerresh perseri zekatin e fitrit, sepse e ke nxjerr para kohes se tij.
– Zekati fitrit nxirret ushqim
Shejh Iben Uthejmini (Allahu e meshirofte!): Ajo qe mendojme eshte se nuk lejohet ne asnje gjendje qe zekati fitrit te nxirret ne te holla (para). Perkundrazi, ai nxirret ushqim. Me pas i varferi nese deshiron e shet kete ushqim dhe perfton nga vlefta (fitimi) i tij. Ndersa persa i perket atij qe e nxjerr zekatin, ai patjeter duhet ta jap ushqim.
Mexhmu fetaua ue rasail vell. 18
Perktheu: Unejs sheme
Dosje: Pyetje