Forma e namazit të Bajramit

September 11, 2016

Dispozitat e festës së Bajramit nga fjalët e dijetarëve

Forma e namazit të Bajramit

Shejh Ibën Uthejmini (Allahu e mëshiroftë!): Në rekatin e parë thuhen gjashtë tekbire pa llogaritur tekbirin fillestar, ndërsa në rekatin e dytë thuhen pesë tekbire. “Mexhmu fetaua ue rasail” vëll. 16

Gjykimi për atë që nuk i thotë tekbiret

Shejh Ibën Uthejmini (Allahu e mëshiroftë!): Namazi i tij është i saktë nëse mjaftohet vetëm me tekbirin e ihramit, sepse tekbiret –mbi tekbirin e ihramit- shtesë janë sunet. “Mexhmu fetaua ue rasail” vëll. 16

Cfarë thuhet midis tekbireve në namazin e Bajramit?

Shejh Ibën Uthejmini (Allahu e mëshiroftë!):  Nuk ka ndonjë gjë të caktuar, por personi falënderon Allahun e lavdëron Atë dhe dërgon salavate për Profetin sal-lAllahu alejhi ue sel-lem në çdo formë që dëshiron. E nëse e lë, kjo nuk përbën probem sepse është diçka e pëlqyeshme.”Mexhmu fetaua ue rasail” vëll. 16

Lexhneh ed-daimeh: I lejohet të falënderoj Allahun, të thotë “SubhanAllah”, “Allahu Ekber” dhe të dërgojë salavate për Profetin sal-lAllahu alejhi ue sel-lem midis çdo dy tekbireve. “Lexhneh ed-daimeh” vëll.  8

Hutbja para namazit

Ibën Uthejmini (Allahu e mëshiroftë!): Mbajtja e hutbes së Bajramit para namazit konsiderohet risi, të cilën e kanë urryer sahabët radijAllahu anhuma. “Mexhmu fetaua ue rasail” vëll. 16

Sa hutbe ka për namazin e Bajramit?

Shejh Ibën Uthejmini (Allahu e mëshiroftë!): Suneti është që hutbja e Bajramit të jetë një, e nëse imami e ndan në dy pjesë, kjo nuk përbën problem. “mexhmu fetaua ue rasail” vëll. 16

A fillon hutbja e Bajramit me istigfar apo me tekbir?

Shejh Ibën Uthejmini (Allahu e mëshiroftë!): Përsa i përket istigfarit, hutbja e Bajramit nuk fillon me të. Nuk di ndonjë që ta ketë thënë një gjë të tillë. Ndërsa të fillohet me falënderim të Allahut apo me tekbir, dijetarët kanë mendime të ndryshme në lidhje me këtë. Prej tyre ka që thonë: Fillon me tekbir. Të tjerët thonë: Fillon me falënderim të Allahut. Në lidhje me këtë ka hapësirë. “Mexhmu fetaua ue rasail” vëll. 16

Prezantimi në hutben e Bajramit

Shejh Ibën Uthejmini (Allahu e mëhsiroftë!): Prezantimi në hutben e Bajramit nuk është detyrë. Kush dëshiron qëndron dhe dëgjon e kush dëshiron largohet. “Mexhmu fetaua ue rasail” vëll. 16

Hatibi a qëndron në këmbë gjatë hutbes?

Ibën Uthejmini (Allahu e mëshiroftë!): Sunet në hutben e xhumasë dhe të Bajramit është që hatibi të qëndrojë në këmbë. “Mexhmu fetaua ue rasail” vëll. 16

Mblodhi dhe përktheu: Unejs Sheme

Dosje:

Loading...