Çfarë po ndodh me moralet tona?

September 21, 2016

Çfarë po ndodh me moralet tona?
Morali I keq, prishja e moralit, konsiderohet sëmundje e rrezikshme e përhapur në këtë umet.
Sa nga Muslimanët falen dhe nga ana tjetër, moralet e tyre lënë për të dëshiruar?
Sa nga Muslimanët falen dhe nga ana tjetër, lëndojnë fqinjin (komshiun)?
Sa nga Muslimanët falin namazin dhe nga ana tjetër kanë shkëputur lidhjet farefisnore?
Sa nga Muslimanët falin namazin dhe nga ana tjetër I përgojonë Muslimanët?
Sa nga Muslimanët falin namazin dhe nga ana tjetër, fjalët I kanë të pista, të ndyta?

Moralin e mirë, sot nuk po e ndejmë të jetë mes Muslimanëve.
Kujdesuni për Moralin e mirë, kujdesuni për moralin e mire o ju që faleni, o ju namazlinj!
Çfarë ndodh? Falet pas imamit dhe në derë të xhamisë ha mishin e tij duke përgojuar.
Falet pas imamit dhe brenda xhamisë fillon ta përgojojë atë.

Qëndron bashkë me ty dhe kur largohet dhe e kthen shpinën, fillon ha mishin tënd.
Ushqehet nga ushqimi yt dhe në vendin tënd e m.gj.th nëpërkëmb nderin tënd.
Falet namazin dhe nga ana tjetër I ka shkëputur lidhjet me të afermit e vet.
Fal namaz dhe nga ana tjetër jep dhe merr rryshfetv. Fal namaz dhe nga ana tjetër gënjen.
Jo besimtarët, I huazuan moralet e muslimanëve sepse u shërbejnë në jetën e kësaj bote.
Ndërsa Muslimanët, I braktisën moralet e tyre me qëllim që të fitojnë dynjanë.
Ata as dynjanë nuk e arritën por moralet nuk I mbajtën, që të arrinin lumturinë e ksësaj bote dhe botës tjetër.
O muslimanë, kur një popull në morale rënkon, funeralin dhe vajtimin meriton.
Kini kujdes moralin, kini kujdes moralin, I dërguari I Allahut (paqja dhe mëshira qoftë mbi të) thoshte:
Unë jam dërguar që të plotësoj moralet e mira.

Ku janë moralet e mira që jetonin të gjalla mes Muslimanëve?
Ku janë këto morale të mira?
Ç’janë këto morale të këqia që shohim të ndodhin mes shokëve dhe afërmeve, o ju muslimanë?
Secili të pyes veten, a është nga ata që posedojmë moral të mirë, apo nga ata që moralin e kanë të keq?
Ndërkoh, purkujtimi u bën dobi besimtarëve!
Besimtari dhe logjikshmi marrin mësim nga ajo që u ndodh të tjerëve, ndërsa njeriu I keq dhe I pa bindur I tillë ka qenë që në barkun e nënës së vet.

Ligjërues: Salih Taha, Ebu Islam
Përkthehu : Ftjon Isufi

Dosje:

Loading...