Shejh i nderuar! Një nga dijetarët argumentohet me hadithin “ndërmjet dy ezaneve ka namaz” për legjishmërinë e faljes së suneteve para xhumasë. A është ky argumentim i saktë? Cila është këshilla juaj në lidhje me sunetet para xhumasë? Allahu ua shpërbleftë me të mira!
Shejh Ibën Uthejmini (Allahu e mëshiroftë!): Nuk ka dyshim se fjala e të Dërguarit sal-lAllahu alejhi ue sel-lem “ndërmjet dy ezaneve ka namaz” tregon për legjishmërinë e faljes së namazit ndërmjet ezanit dhe ikametit në çdo namaz. Dihet se namazi i sabahut ka sunete të rregulla, namazi i drekës ka sunete të rregulla dhe për akshamin -gjithashtu- ka ardhur në hadith: “faluni para akshamit” Herën e tretë tha: “Ai që dëshiron (të falet).” Në lidhje me namazin e jacisë e të ikindisë nuk transmetohet ndonjë gjë, por ato futen në përgjithësimin e hadithit: “ndërmjet dy ezaneve ka namaz.” Ndërsa për ezanin e xhumasë nuk saktësohet argumentimi me të, sepse ezani i njohur në kohën e të Dërguarit të Allahut sal-lAllahu alejhi ue sel-lem është ai ezan që thirret në kohën kur futet imami (për të mbajtur hutben), ndërsa pas hyrjes së imamit nuk ka namaz. Ngase imami do mbajë hutben dhe njerëzit e dëgjojnë atë. Sahabët nuk faleshin në këtë kohë. Kurse ezani i parë që thirret para ezanit të dytë në një interval të caktuar kohorë nuk ka problem që njeriu të fal namaz vullnetar deri në afrimin e ardhjes së imamit. Ose deri në ardhjen e imamit sipas atyre që e nuk e shohin të ndaluar namazin ditën e xhuma në kohën e zevalit.
Likaatul-bab el-meftuh (75)
Përktheu: Unejs Sheme
Të Ngjashme
- Mirësitë e Allahut kërkojnë falënderim Abdurrazak ibn Abdulmuhsin el-Bedër
- Dhjetë mënyra për tu mbrojtur nga shejtani Abdurrazak ibn Abdulmuhsin el-Bedër
- Ramazani – testi dhe dhurata e radhës Emin Bilali
- Mësime dhe dobi të përfituara nga surja El Ihlas Udha e Besimtarëve
- Mbështetja tek Allahu Udha e Besimtarëve