Shejh Ibën Uthejmini (Allahu e mëshiroftë) duke komentuar hadithin e Profetit (alejhi selam) që thotë: Për agjëruesin ka dy gëzime:
- Gëzimi kur çel agjërimin.
- Gëzimi kur të takojë Zotin e tij.
Shejhu thotë: Përsa i përket gëzimit kur çel agjërimin ai gëzohet me mirësinë që Allahu i mundësoi përmbushjen e këtij adhurimi, të agjërimit që është prej veprave më të mira. E sa prej njerëzve janë privuar dhe nuk kanë agjëruar. Pra, gëzohet me atë që Allahu i ka lejuar prej ngrënies dhe pirjes, si dhe marrëdhënieve intime bashkëshortore të cilat gjatë agjërimit i kishte të ndaluara.
Ndërsa gëzimi kur të takojë Zotin e tij ai gëzohet me agjërimin dhe gjen shpërblimin e këtij adhurimi tek Allahu i Lartësuar të sigurt dhe të plotë. Në një kohë kur ka më shumë nevojë dhe të thuhet: Ku janë agjëruesit? Le të hyjnë në Xhenet nga dera Er-Rajan, derë nga e cila nuk do hyjë tjetër kush përveç tyre (agjëruesve).
Mexhalis shehr Ramadan.
Përktheu: Unejs Sheme
Dosje: agjerimi
Të Ngjashme
- Agjërimi i gjashtë ditëve të Sheualit kur ka ditë të mbetura nga Ramazani Dr. Fatmir Strumi
- Vlera e agjërimit të gjashtë ditëve të Sheualit Dr. Fatmir Strumi
- Prej dispozitave të sadakasë së Fitrit Dr. Fatmir Strumi
- Nata e Kadrit dhe dhjetë netët e fundit të Ramazanit Dr. Fatmir Strumi
- Përgatitja para hyrjes së muajit të Ramazanit Dr. Fatmir Strumi