Po nëse nuk e agjëroj muajin e Ramazanit?
Të mos e agjërosh muajin e Ramazanit pa pasur ndonjë arsye e cila të pengon nga agjërimi, është mëkat i madh. Madje kjo bëhet shkak për të qenë larg nga mëshira e Zotit të Madhëruar.
Ebu Hurejra tregon se Profeti (alejhi selam) pasi u ngjit një ditë në minber, tha: Amin!
Kur e pyetën se përse veproi ashtu, u përgjigj: “Më erdhi Xhibrili dhe më tha: Kush e arrin muajin e Ramazanit dhe nuk e ka shfrytëzuar (si mundësi) që t`i falen gjynahet, Allahu e largoftë nga mëshira e Tij! Thuaj ‘Amin’! Dhe unë thashë: Amin!”
Pra, muslimani jo vetëm që e ka obligim ta agjërojë këtë muaj të begatë, por duhet të përpiqet me të gjitha forcat të përfitojë sa më shumë nga begatitë dhe mirësitë e tij, duke i shtuar adhurimet vullnetare dhe veprat e mira në tërësi.