Çfarë nuk e prish agjërimin?
1- Ngrënia dhe pirja nga harresa.
2- Përdorimi i misvakut dhe larja e dhëmbëve me furçë.
3- Shpëlarja e gojës dhe e hundës për abdes dhe larja e trupit.
4- Hixhamja (nxjerrja e gjakut me kupa) dhe dhënia e gjakut për analiza.
5- Ejakulimi në gjumë.
6- Agjërimi nuk prishet nëse agjëruesi provon shijen e gjellës (pa e gëlltitur atë), apo i merr erë parfumit.
7- Agjërimi nuk prishet nëse përdor ilaçe me pika në vesh apo në sy edhe nëse e ndien shijen e ilaçit në fyt, si dhe nuk prishet nga vendosja e ilaçit mbi plagë.
8- Agjërimi nuk prishet nëse përdor ilaçe nga anusi apo organi gjenital, qoftë kjo për temperaturë apo për arsye tjetër.
9- Përdorimi i makjazhit dhe lyerja e syve nuk e prishin agjërimin.
10- Agjëruesit i lejohet të bëjë çdo gjë që i lehtëson agjërimin, si p.sh.: qëndrimi në hije, larja e trupit apo e disa pjesëve të tij me ujë të ftohtë, shpëlarja e gojës etj.