Çfarë lexohet në namazin e Xhumasë dhe të Bajramit?
Transmetohet nga Ibën Abasi (radijAllahu anhuma) se ka thënë: “Profeti (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) në namazin e Xhumasë lexonte suren “El-Xhumua” dhe “El-Munafikun”.” Hadithin e transmeton Muslimi.
Çfarë përfitohet nga hadithi:
- Pëlqyeshmëria e leximit të sures “El-Xhumua” në rekatin e parë, dhe sures “El-Munafikun” në rekatin e dytë në namazin e xhumasë.
Po ashtu, transmeton imam Muslimi nga En-Numan bin Beshir (radijAllahu anhu) se ka thënë: “(Profeti – alejhi selam) Në namazin e bajrameve dhe në namazin e xhumasë lexonte “Sebbihisme rabbike el-Eala” dhe “Hel etake hadithul-Gashijeh”.
- Pëlqyeshmëria e leximit të sures “El-Eala” në rekatin e parë, dhe sures “El-Gashijeh” në rekatin e dytë në namazin e xhumasë dhe të bajramit.
“Tuhfetul-Kiram Sherh Bulug el-Meram.”
Përktheu: Unejs Sheme
Dosje: Bajramet
Të Ngjashme
- Sundimi i përditshmërisë dhe vartësia e vitit Udha e Besimtarëve
- Kjo ‘këshillë’ më ka kushtuar 20 vite Udha e Besimtarëve
- Bëhu argjendar librash Udha e Besimtarëve
- Kështu e shtrembërojnë filmat e Hollivudit imazhin e arabëve dhe myslimanëve Udha e Besimtarëve
- A është e lejuar për gruan me mestruacione që të bëjë Istihara? Udha e Besimtarëve