Sunet i harruar:
Falja e dy rekateve në shtëpi pas namazit të Bajramit.
Transmetohet nga Ebu Seidi (radijAllahu anhu) se ka thënë: “Profeti (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) nuk falte asgjë para namazit të Bajramit, por kur kthehej në shtëpinë e tij falte dy rekate.” Transmeton Ibën Maxhe me zinxhir të mirë (hasen). Hadithin e ka konsideruar të mirë shejh Albani (Allahu e mëshiroftë!) në “El-Irvau” (3/100).
Çfarë përfitohet nga hadithi:
- Lejimi i faljes së namazit vullnetar (nafile) në shtëpi pas kthimit nga namazgjaja (ky konsiderohet sunet i harruar).
- Urrehet të falet namaz (nafile) në namazgja pas përfundimit të namazit të Bajramit.
“Tuhfetul-Kiram Sherh Bulug el-Meram.”
Përktheu: Unejs Sheme
Dosje: Bajramet
Të Ngjashme
- A është e lejuar për gruan me mestruacione që të bëjë Istihara? Udha e Besimtarëve
- Nata e Kadrit Abdurrazak ibn Abdulmuhsin el-Bedër
- Bëhu i begatë kudo që të jesh Udha e Besimtarëve
- Përmendja e të metave dhe hapja e derës së dëshpërimit Udha e Besimtarëve
- Vepro duke qenë i pajisur me dituri Udha e Besimtarëve