Durimi në Kuranin Famëlartë – pjesa e katërt –

December 11, 2017

Durimi në Kuranin Famëlartë.

Durimin, vlerën e tij, dhe nxitjen për t’u pajisur me të e hasim në shumë ajete të Kuranit Fisnik. Allahu i Madhëruar e ka përmendur durimin më tepër se nëntëdhjetë herë në Kuranin famëlartë. Dijetari i njohur Ibnul Kajimi (Allahu e mëshiroftë) i ka grumbulluar këto ajete në të cilat përmendet durimi në njërin ndër librat e tij. Në vijim po citojmë disa nga këto ajete duke treguar kontekstin përkatës të tyre.

  1. Urdhëri për t’u pajisur me durim:

وَاصْبِرْ وَمَا صَبْرُكَ إِلَّا بِاللَّهِ

“Prandaj duro! Durimi yt është vetëm me ndihmën e Allahut.” Nahl: 127.

وَاصْبِرْ لِحُكْمِ رَبِّكَ فَإِنَّكَ بِأَعْيُنِنَا

“Prandaj duro për gjykimin e Zotit tënd, se me të vërtetë ti je nën Sytë[1] Tanë!” Tur: 48.

  1. Ndalesa nga e kundërta e tij, pra nga ngutja:

فَاصْبِرْ كَمَا صَبَرَ أُولُو الْعَزْمِ مِنَ الرُّسُلِ وَلَا تَسْتَعْجِل لَّهُمْ

“Prandaj, ti bëhu i durueshëm (o Muhamed) ashtu siç kanë duruar me këmbëngulje të dërguarit e vendosur, dhe mos kërko shpejtimin e dënimit për ata.” [2] Ahkaf: 35.

Në një ajet tjetër thotë:

فَاصْبِرْ لِحُكْمِ رَبِّكَ وَلَا تَكُن كَصَاحِبِ الْحُوتِ إِذْ نَادَىٰ وَهُوَ مَكْظُومٌ

“Prandaj duro për gjykimin e Zotit tënd, dhe mos u bëj si njeriu i peshkut (Junusi) kur iu lut Zotit të vet i dëshpëruar (në barkun e balenës)!” Kalem: 48.

  1. Lavdërimi i durimtarëve:

وَالصَّابِرِينَ فِي الْبَأْسَاءِ وَالضَّرَّاءِ وَحِينَ الْبَأْسِ ۗ أُولَٰئِكَ الَّذِينَ صَدَقُوا ۖ وَأُولَٰئِكَ هُمُ الْمُتَّقُونَ

“… Dhe ata që durojnë në kohë skamjeje, sëmundjeje dhe lufte. Këta janë besimtarët e vërtetë dhe këta janë që e kanë frikë Allahun.” Bekare: 177.

  1. Fitorja dhe suksesi janë fryt i durimit dhe devotshmërisë:

بَلَىٰ ۚ إِن تَصْبِرُوا وَتَتَّقُوا وَيَأْتُوكُم مِّن فَوْرِهِمْ هَٰذَا يُمْدِدْكُمْ رَبُّكُم بِخَمْسَةِ آلَافٍ مِّنَ الْمَلَائِكَةِ مُسَوِّمِينَ

“Po, por nëse ata ju sulmojnë bëhuni të durueshëm dhe të dëgjueshëm, dhe Zoti juaj menjëherë do t’ju dërgojë në ndihmë pesë mijë engjëj me shenjë të dalluar.” Al Imran: 125.

Për këtë arsye, i Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) ka thënë: “Dijeni se fitorja arrihet me durim!”[3]

  1. Fitorja e Xhenetit dhe arritja e shpërblimit, si dhe shpëtimi prej dënimit të hidhur nuk arrihen ndryshe veçse me durim:

وَالْمَلَائِكَةُ يَدْخُلُونَ عَلَيْهِم مِّن كُلِّ بَابٍ سَلَامٌ عَلَيْكُم بِمَا صَبَرْتُمْ ۚ فَنِعْمَ عُقْبَى الدَّارِ

“Dhe engjëjt do të hyjnë tek ata nga çdo derë (e Xhenetit) (e do t’u thonë): Shpëtimi qoftë mbi ju për durimin që keni treguar (në jetën e shkuar)! Sa vendbanim i bukur që është ky!” Rrad: 23-24.

  1. Ata që përfitojnë dhe nxjerrin mësime nga ajetet e Zotit të tyre janë durimtarët:

وَلَقَدْ أَرْسَلْنَا مُوسَىٰ بِآيَاتِنَا أَنْ أَخْرِجْ قَوْمَكَ مِنَ الظُّلُمَاتِ إِلَى النُّورِ وَذَكِّرْهُم بِأَيَّامِ اللَّهِ ۚ إِنَّ فِي ذَٰلِكَ لَآيَاتٍ لِّكُلِّ صَبَّارٍ شَكُورٍ

“Ne e dërguam Musain me shenjat Tona (dhe i thamë): Nxirre popullin tënd nga errësirat në dritë dhe përkujtoju atyre ditët e Allahut. [4] Vërtet, në këtë ka shenja për çdo njeri që është i durueshëm dhe falënderues.” Ibrahim: 5.

  1. Mirësitë dhe bekimet më të mëdha do t’i fitojnë përherë të durueshmit, pasi te durimi gjenden nyjet e mirësisë:

وَيْلَكُمْ ثَوَابُ اللَّهِ خَيْرٌ لِّمَنْ آمَنَ وَعَمِلَ صَالِحًا وَلَا يُلَقَّاهَا إِلَّا الصَّابِرُونَ

“Të mjerët ju! Shpërblimi i Allahut është më i mirë për atë që beson dhe bën vepra të mira. Ai do t’u jepet vetëm të duruarve”. Kasas: 80.

Gjithashtu thotë:

وَمَا يُلَقَّاهَا إِلَّا الَّذِينَ صَبَرُوا وَمَا يُلَقَّاهَا إِلَّا ذُو حَظٍّ عَظِيمٍ

“Ky virtyt u dhurohet vetëm atyre që durojnë dhe vetëm atyre që kanë fat të madh.[5]Fusilet: 3.

  1. Pozita e nderit në fe arrihet me durim dhe sinqeritet:

وَجَعَلْنَا مِنْهُمْ أَئِمَّةً يَهْدُونَ بِأَمْرِنَا لَمَّا صَبَرُوا ۖ وَكَانُوا بِآيَاتِنَا يُوقِنُونَ

“Ne bëmë prej tyre prijës që udhëzonin me urdhërin Tonë, pasi u treguan të durueshëm dhe argumentet tona i besuan bindshëm.” Sexhde: 24.

  1. Allahu i Madhëruar e ka lavdëruar profetin Ejub (alejhi selam) me lavdërimin më të mirë, pasi ai u tregua i durueshëm ndaj sprovës e cila e kishte goditur:

إِنَّا وَجَدْنَاهُ صَابِرًا ۚ نِّعْمَ الْعَبْدُ ۖ إِنَّهُ أَوَّابٌ

“Ne e gjetëm atë të durueshëm. Sa rob i mirë që ishte. Ai vazhdimisht kthehej me pendesë tek Zoti!” Sad: 44.

Ejubi (alejhi selam) u quajt ‘rob i mirë’, pra njeri i mirë për shkak se u tregua i durueshëm ndaj sprovës. Kuptimi i kundërt i kësaj është se kush sprovohet dhe nuk bën durim është njeri i keq.

  1.  Allahu i Madhëruar e përmend durimin të shoqëruar me shtyllat e Islamit dhe me vlerat më të larta të besimit. Ai e ka përmendur atë me namazin kur thotë:

وَاسْتَعِينُوا بِالصَّبْرِ وَالصَّلَاةِ

“Kërkoni ndihmën e Allahut me durim dhe me namaz.” Bekare: 45.

E ka përmendur durimin të shoqëruar me frikë-respektin ndaj Tij:

إِنَّهُ مَن يَتَّقِ وَيَصْبِرْ فَإِنَّ اللَّهَ لَا يُضِيعُ أَجْرَ الْمُحْسِنِينَ

“Atë që ruhet (nga gjynahet) dhe bëhet i durueshëm Allahu e shpërblen, se Ai kurrë nuk ia humb shpërblimin punëmirëve”. Jusuf: 90.

Në një ajet tjetër e ka përmendur të shoqëruar me falënderimin dhe mirënjohjen:

إِنَّ فِي ذَٰلِكَ لَآيَاتٍ لِّكُلِّ صَبَّارٍ شَكُورٍ

“Vërtet, në to ka argumente për çdo njeri të duruar dhe mirënjohës.” Lukman: 31.

Në një ajet tjetër e ka përmendur të shoqëruar me mëshirën:

 وَتَوَاصَوْا بِالصَّبْرِ وَتَوَاصَوْا بِالْمَرْحَمَةِ

“E këshillojnë njëri-tjetrin për durim dhe e këshillojnë njëri-tjetrin për mëshirë.” Beled: 17.

Ndërsa në një ajet tjetër e ka përmendur të shoqëruar me sinqeritetin:

وَالصَّادِقِينَ وَالصَّادِقَاتِ وَالصَّابِرِينَ وَالصَّابِرَاتِ… أَعَدَّ اللَّهُ لَهُم مَّغْفِرَةً وَأَجْرًا عَظِيمًا 

“Për të drejtët (të sinqertët) dhe të drejtat (të sinqertat), për durimtarët dhe durimtaret, … për këta Allahu ka përgatitur falje dhe shpërblim të madh.” Ahzab: 35.

Allahu i Madhëruar na tregon në shumë ajete të tjera se durimin e ka bërë shkak për të fituar dashurinë e Tij, ndihmën e Tij, përkrahjen e Tij, si dhe për të fituar shpërblimin e mirë prej Tij. E natyrisht që këto do të mjaftonin si vlerë dhe nderim.

 

Përgëzoji durimtarët  – pjesa e katërt –

Përgatiti: Seksioni i Shkencave Islame pranë ‘Darul Uatan’ – Rijad.

Përshtati në gjuhën shqipe: E. Ajdini

————————————————–

[1] Mbikqyrjen dhe kujdesin Tonë.

[2] Jobesimtarët e Mekës.

[3] E transmeton Ahmedi, vëll. 1, fq. 307 me nr. 2804, Taberani vëll. 11, fq. 11243 etj.

[4] Ditët e begative dhe të vështirësive që u ka dhuruar Allahu.

[5] Atyre që janë pajisur me moralin e mirë në jetën e kësaj bote dhe që do të fitojnë lumturinë e Xhenetit në botën tjetër.

Dosje:

Loading...