Shejh Sulejman er-Ruhajli, Allahu e ruajtë, thotë: “E vërteta përsa i përket çështjes së pasimit të medh’hebit është ajo që thonë shumë prej hulumtuesve (dijetarëve): I lejohet muslimanit që t’i adresohet njërit prej katër medh’hebeve, porse ky (adresimi i një medh’hebi) nuk është obligim për të.”
I lejohet muslimanit t’i adresohet një prej medh’hebeve të njohura. Adresimi tek një prej medh’hebeve të njohura lejohet e për këtë gjë ai nuk qortohet, por ai nuk e ka detyrë që patjetër t’i adresohet një medh’hebi.
I lejohet muslimanit t’i adresohet një medh’hebi e po ashtu i lejohet atij që mos t’i adresohet ndonjë medh’hebi.
Ndërsa fanatizmi pas medh’hebit deri në atë pikë sa të kundërshtohet e vërteta për shkak të medh’hebit, kjo është e ndaluar (haram). Një gjë e tillë kurrë nuk lejohet.
Përkundrazi, ne themi: I lejohet muslimanit të marrë fjalën e çdo dijetari prej dijetarëve muslimanë nëse fjala e tij është e bazuar në argument. Por t’i detyrojmë njerëzit të kapen pas një medh’hebi të caktuar dhe mos tu lejohet dalja nga medh’hebi, kjo nuk lejohet. Obligimi për të ndjekur një medh’heb të caktuar nuk lejohet, porse (ndjekja e mehd’hebit) është e lejuar dhe nuk është detyrë (vaxhib).
Nuk lejohet fanatizmi pas një medh’hebi.
Përse? Sepse nuk ka ndonjë argument që tregon për obligueshmërinë e saj, prandaj nuk lejohet t’i detyrojmë njerëzit me diçka për të cilën s’ka argument.
Po ashtu, kjo nuk ka qenë obligim para katër imamëve, e si mund të jetë obligim pas tyre?! Kjo nuk ka qenë obligim në fillim të umetit (te sahabët), e si mund të jetë obliglim për të mëvonshmit e këtij umeti?!
Legjislacioni Islam është një. Nuk ka ardhur ndonjë legjislacion i ri pas katër imamëve. Përderisa adresimi te një medh’heb nuk ka qenë – pa pikë dyshimi – obligim para katër imamëve, po ashtu nuk është obligim edhe pas tyre.
Gjithashtu, nëse do ishte obligim kapja pas një medh’hebi, atëherë medh’hebi i sahabëve do ishte më parësori dhe më meritori sesa medh’hebi i atyre më pas.
Nuk ka njeri që mund të thotë se sahabët nuk kanë mesail (çështje akademike në fikh) sepse sahabët kanë shumë çështje fik’hore.
Kush lexon vetëm “Musanefin” e Abdurrazakut dhe “Musanefin” e Ibën Ebi Shejbeh do të gjejë një thesar (pasuri) me çështje fik’hore madhore nga sahabët e të Dërguarit të Allahut, sal-lAllahu alejhi ue sel-lem.
Ne nuk kemi asnjë dyshim se pasimi i Ibën Abasit është më parësor dhe më meritor sesa pasimi i katër imamëve, por askush nga dijetarët nuk thotë se pasimi i një sahabi të veçantë (në të gjitha çështjet) është obligim.
Derisa është kështu për sahabët atëherë nuk është obligim pasimi i çdokujt tjetër pas tyre (sahabëve) e që janë më poshtë në dije sesa sahabët, edhe nëse janë dijetarë dhe njerëz të devotshëm.
Përktheu: Unejs Sheme
Të Ngjashme
- Çfarë gjykimi ka këndimi i sures el Fatihah në namazin e xhenazes? Udha e Besimtarëve
- Kur je duke u falur me xhemat! Udha e Besimtarëve
- A lejohet që një person të punojë si haxham (praktikues i hixhames)? Udha e Besimtarëve
- Kush e fal namazin e sabahut është nën mbrojtjen e Allahut Udha e Besimtarëve
- Vlera e faljes së namazit vullnetar në shtëpi Udha e Besimtarëve