Transmetohet nga Ebu Suhejli nga babai i tij, nga Ebu Hurejra (radijAllahu anhu) se i Dërguari i Allahut (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) ka thënë: “Kur vjen Ramazani hapen dyert e Xhenetit dhe mbyllen dyert e zjarrit, ndërsa shejtanët lidhen.” Muslimi.
Shejh Abdulaziz bin Abdullah er-Raxh’hi (Allahu e ruajtë) ka thënë: Agjërim nga ana gjuhësore do të thotë vet-përmbajtje. Prej saj është dhe fjala e Allahut të Madhëruar: “Thuaj: Unë jam betuar në të Gjithëmëshirshmin se do të agjëroj, prandaj sot nuk do të flas me askënd.” Merjem: 26. Pra vet-përmbajtje nga fjalët. Ndërsa në legjislacionin fetar do të thotë ndalim i veçantë, në kohë të veçantë nga person i veçantë.
“ndalim i veçantë”– d.m.th. ndalim nga; ngrënia, pirja, marrëdhëniet intime dhe shkaqet që nxisin drejt saj, si dhe nga të gjitha gjërat që e prishin agjërimin.
“në kohë të veçantë”– d.m.th. duke filluar me lindjen e agimit të vërtetë deri në perëndimin e diellit.[1]
“nga person i veçantë”- d.m.th. musliman, të ketë arritur moshën madhore, të jetë mirë mendërisht, të jetë vendas dhe jo udhëtar. Po ashtu përjashtohet gruaja lehonë dhe me menstruacione.
- Ky hadith është argument se lejohet të thuhet “Ramazan” pa përmendur emrin “muaj”.[2]
- Në hadith ka arugment për vlerën e muajit të Ramazanit dhe se Allahu e ka veçaur këtë muaj me mirësi dhe vlera të shumta.
- Në këtë muaj hapen dyert e Xhenetit dhe mbyllen dyert e zjarrit, ndërsa shejtanët lidhen.
- Në të ka argument se shejtanët burgosen dhe prangosen, kështu që dëmi dhe cytjet e tyre ndaj besimtarëve pakësohen. Ndërsa jobesimtarët të cilët nuk tregojnë kujdes ndaj shenjtërimit të këtij muaji nuk i përfshin kjo gjë.
“Teufiku er-Rabbil-Mun’im bi Sherhi Sahih el-Imam Muslim”, vëll. 3.
Përktheu: Unejs Sheme
———————————————-
[1] Sh.p. Shejhu (Allahu e ruajtë) ka përmendur “perëndimin e diellit”, sepse mbarimi i agjërimit lidhet me perëndimin e diellit dhe jo me thirrjen e ezanit. P.sh. nëse dielli ka perënduar por muezini akoma s’e ka thirrur ezanin, i lejohet personit t’a çelë fitarin. Ky është suneti i Profetit të udhëzimit (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem).
[2] Pra, pa thënë muaji i Ramazanit.
Dosje: Ramazani