Fetva të ndryshme rreth namazit të Xhumasë

December 20, 2018

– Udhëtari duhet t’a falë namazin e xhumasë nëse ka mundësi.

Pyetje: A e ka detyrë udhëtari që ditën e xhuma të falë namazin e xhumasë apo duhet të falë namazin e drekës?

Shejh Ibën Uthejmini (Allahu e mëshiroftë) ka thënë: Ai ka për detyrë që bashkë me xhematin të falë të xhumanë përderisa ka mundësi për diçka të tillë. E nëse nuk ka mundësi, atëherë të falë namazin e drekës të shkurtuar ngase ai është udhëtar.

– Pjesëmarrja në hutben e të xhumas është detyrë.

Pyetje: Kush është gjykimi për prezantimin tek dy hutbet në namazin e xhumasë?

Shejh Ibën Uthejmini (Allahu e mëshiroftë) ka thënë: Prezantimi për dëgjimin e dy hutbeve është detyrë për burrat. Çdokush që e ka detyrë namazin e xhumasë, ka për detyrë të jetë prezent në hutben e të xhumasë.

– Nuk lejohet përshëndetja me selam kur imami ligjëron.

Pyetje: Kur dikush hyn në xhami gjatë kohës që imami po ligjëron hutben e xhumasë, a duhet të përshëndesë me selam?

Shejh Ibën Uthejmini (Allahu e mëshiroftë) ka thënë: Kur personi hyn në xhami dhe imami është duke ligjëruar hutben e xhumasë ai s’duhet të përshëndesë me selam. Por edhe nëse përshëndet me selam ai nuk meriton që t’i kthehet selami, ngase fjalët gjatë kohës që imami po ligjëron ditën e xhuma janë të ndaluara.

– Gruaja s’e ka detyrim faljen e të xhumasë.

Pyetje: Gruaja fal para drekës katër rekate sunet. A t’i falë ato para të xhumasë?

Shejh Ibën Uthejmini (Allahu e mëshiroftë) ka thënë: Gruaja s’e ka detyrim faljen e namazit të xhumasë ngase ajo falet në shtëpinë e saj. Ajo (ditën e xhuma) fal namazin e drekës në shtëpinë e saj (dhe nuk fal të xhumanë). Pra, fal katër rekate para namazit të drekës me dy selame (fal dy rekate dhe jep selam, dhe pastaj fal dy rekate të tjera), dhe pastaj (pas farzit të drekës) fal dy rekate sunet.

Pyetje: A e fal gruaja namazin e xhumasë dy rekate ashtu siç e falin burrat, apo duhet të falë katër rekate?

Shejh Ibën Uthejmini (Allahu e mëshiroftë) ka thënë: Ajo fal katër rekate ngase namazi i xhumasë është i veçantë për “ehlul-xhumuah”. Ndërsa ata që falen në shtëpitë e tyre siç janë burrat e sëmurë dhe gratë, ata falin katër rekate njësoj si namazi i drekës.

 

Fetaua ala et-Tarik fi Mesaile Muteneuiah.

Përktheu: Unejs Sheme

Loading...