Morali i lartë i Ibën Tejmijes

December 28, 2021

Ibn Kethiri (Zoti e mëshiroftë) përmendi se kur Shejh el-Islam shkroi librin e tij “El-Istigathe”, Ibn El-Bekra Es-Sufi u pa në rrugë me një grup shokësh të tij. Ata i’u vërsulën Shejh El-Islamit dhe e rrahën aq sa e rrëzuan përtoke, dhe pastaj ikën.
Pas kësaj, njerëzit u mblodhën së bashku me ushtarët dhe i kërkuan Shejh El-Islamit që t’i lejojë ata të hakmerren ndaj Ibn El-Bekres, por Shejhul-Islam refuzoi dhe u tha atyre: “E drejta është e imja, ose e juaja, ose e Zotit. Nëse më takon mua atëherë ua kam falur, e nëse nuk më dëgjoni mua atëherë mos më pyesni për çështje feje, e nëse është për Zotin atëherë Zoti e merr të drejtën e Tij si të dojë dhe kur të dojë.”
Ata nuk i morën në konsideratë fjalët e Shejh El-Islamit dhe kërkuan Ibn El-Bekren kudo.
Ibn El-bekre nuk gjeti vend ku të fshihej përveç shtëpisë së Shejhul Islamit.
Shejh el Islami e fshehu që ai të ndërmjetësonte për të tek Sulltani dhe t’a falte atë. Ky qëndrim i çuditshëm bëri që disa dijetarë Eshari të thonë për Shejh El-Islamin se ai posedon një moral që vështirë se mund të arrihet, përveç profetëve të Zotit të Madhëruar dhe disa njerëzve të veçantë.
Zoti e mëshiroftë Shejhun e Islamit Ibn Tejmije!
———————————————-
El- Bidaje ue Nihaje (14/76), Dhejl Tabakat El-Hanabile (2/400), El Ukud Ad-Duria (fq. 286), El- Keukeb Ad-Duria (fq. 139).

Muhamed Estrefi

Dosje:

Loading...