Transmetohet nga Ebu Ejubi, radijAllahu anhu, se i Dërguari i Allahut, sal-lAllahu alejhi ue sel-lem, ka thënë: “Kush agjëron Ramazanin dhe e pason atë me agjërimin e gjashtë ditëve nga muaji Sheual, është njësoj sikur ka agjëruar gjithë kohën (vitin).
Ebu Ejubi e pyeti: Çdo ditë është e barabartë me dhjetë ditë?
Ai, sal-lAllahu alejhi ue sel-lem, tha: Po.” Transmeton Muslimi 1164, Ebu Daudi 2433, Tirmidhiu 759, Nesaiu në “El Kubra” 2875, Ibën Maxheh 1716, Ibën Hibani 3634, dhe Ahmedi 5/417.
Dobi nga hadithi:
1. Lejohet agjërimi i këtyre ditëve në fillim, në mes apo në fund të muajit.
2. Lejohet agjërimi i këtyre ditëve rresht ose të ndara, dhe kjo si të jetë më e lehtë për njeriun.
3. Nuk lejohet agjërimi i këtyre ditëve para ditëve të lëna nga agjërimi i Ramazanit, sepse e drejta e
Allahut është më parësore per t’u përmbushur dhe farzi ka përparësi para nafiles.
Unejs Sheme
Dosje: Muaji i Ramazanit
Të Ngjashme
- Agjërimi i gjashtë ditëve të Sheualit kur ka ditë të mbetura nga Ramazani Dr. Fatmir Strumi
- Vlera e agjërimit të gjashtë ditëve të Sheualit Dr. Fatmir Strumi
- Prej dispozitave të sadakasë së Fitrit Dr. Fatmir Strumi
- Nata e Kadrit dhe dhjetë netët e fundit të Ramazanit Dr. Fatmir Strumi
- Përgatitja para hyrjes së muajit të Ramazanit Dr. Fatmir Strumi