Fati i mirë dhe fati i keq
Pyetje: Shpesh herë dëgjojmë se filani ka fatin e mirë, e filani e ka fatin e keq. A është e lejuar të besosh në fatin apo jo?
Përgjigja: Njeriu duhet të besojë në vendimin e Allahut dhe përcaktimin e Tij, të tregohet i durueshëm gjatë fatkeqësisë dhe ta falënderojë Allahun për mirësitë. Gjithashtu duhet të besojë se Allahu e ka bërë ndarjen e rriskut mes njerëzve dhe bëri që ata të jenë të ndryeshëm në jetëgjatësinë e tyre dhe punët e tyre. Këtë e ka bërë duke qenë ata akoma në barkun e nënës së tyre. Allahu i Lartësuar ka urtësi në atë që vendos dhe cakton, prandaj duhet që çdo musliman t’ia atribojë mirësinë dhe shtimin e pasurisë Allahut të Lartësuar. Është Ai i Cili ta ka dhuruar dhe të ka dhënë sukses në të. E çdo gjë tjetër që e godet përveç mirësisë, duhet t’ia atribojë caktimit të Allahut dhe e gjithë kjo është pjesë e teuhidit të Rububijes (njëhsimit të Allahut në krijim). Pra, muslimani duhet të largohet nga çdo gjë që mund të cënojë besimin dhe TEUHIDIN (njëhsimin) e tij. Mirësia dhe fatkeqësia, dëmet apo dënimet që ndodhin, nuk duhen që tu atribohen fatit apo shenjave të ndryshme, kjo eshte diçka e ndaluar.
Prej Allahut vjen suksesi.
Komisioni i përheshëm i studimeve akademike dhe fetvave: (26/328)
Shejh AbdulAziz ibn Abdullah Ali Shejh, shejh Abdullah Gudejan, shejh Salih Feuzan, shejh Bekr Ebu Zejd.
Përktheu Ylli Rama
Të Ngjashme
- Ngrënia në të njejtën tryezë me atë që pi alkool Udha e Besimtarëve
- A lejohet të betohesh rrejshëm me qëllim që të pajtosh mes dy personave? Shejh Abdulaziz ibn Abdullah ibn Baz
- Ndërprerja e namazit kur ndodh diçka e domosdoshme ose e rëndësishme Shejh Abdulaziz ibn Abdullah ibn Baz
- A lejohet të vritet qeni që dëmton bagëtinë? Lexhnetu Daime
- A konsiderohet dëshmor ai person i cili vdes (i mbytur në det) në një udhëtim tregtar detar? Shehul-Islam Ibn Tejmie