A është i saktë namazi në ambientet ku pihet duhan?

October 17, 2023

A është i saktë namazi në ambientet ku pihet duhan?

Falënderimet i takojnë Allahut të Madhëruar!

Së pari, faltorja që gjendet në ambientet e punës, në të cilën nuk është dhënë leje publike për faljen e pesë namazeve ditore, nuk e gëzon statusin e xhamisë.

Zerkeshiu (Allahu e pastë mëshiruar!) ka thënë: “Tradicionalisht xhami konsiderohet vendi i përshtatur për faljen e pesë vakteve të namazit. Kështu që faltorja ku tubohen njerëzit për festat e bajrameve dhe për arsye të tjera të ngjashme nuk e gëzon statusin e xhamisë. Po ashtu dhe faltoret në ambientet e shkollave nuk e gëzojnë këtë status ngaqë ato nuk janë përshtatur për të qenë xhami. (I’lam es Saxhid bi Ahkam el Mesaxhid fq.28)

Shejh Ibën Uthejminin (Allahu e mëshiroftë!) e kanë pyetur për dallimin midis xhamisë dhe faltores, a gëzojnë dispozita të njëjta sa i takon namazit të përshëndetjes së xhamisë, shpalljes së sendeve të humbura, shitblerjes…etj?

Ai u përgjigj: “Dallimi midis xhamisë dhe faltores është se kjo e fundit është thjesht një vend ku mund të falesh, ndërsa xhamia është një vend që është përgatitur për faljen e namazit në mënyrë publike. Kësisoj aty mund të falet kush të dëshirojë dhe njerëzit e dinë që ky vend është bërë vakëf dhe nuk mundet as të shitet e as të përvetësohet. Ndryshe nga faltorja, e cila mund të braktiset dhe të mos falet më njeri në të dhe mund të shitet gjithashtu si pjesë e ndërtesës në të cilën ajo ndodhet.

Kësisoj, statusi i tyre është i ndryshëm. Andaj, në xhami duhet të falet namazi i përshëndetjes, nuk lejohet të qëndrojnë në të femrat me cikël në mënyrë absolute as meshkujt që janë xhunub vetëm nëse kanë abdes dhe nuk lejohet shitblerja. Ndryshe nga faltorja” (Fetava Shejh Ibën Uthejmin V.14 fq.268)

Së dyti, Duhanpirja është e ndaluar (haram) qoftë në ambientet e namazgjasë apo jashtë saj, mirëpo ambientet ku falet namazi duhen mbajtur pastër dhe duhen ruajtur nga tymi she bishtat e cigareve.

Së treti, namazi është i saktë në ambientet ku pihet duhan dhe ku janë të pranishme shenjat e tij si tymi dhe bishtat e cigareve. Kjo ngase cigaret në vetvete nuk janë të pista.

Allahu është më i dijshmi!

Përktheu Rexhep Milaqi

 

Dosje: ,

Loading...