A konsiderohet sëmundja e lëkurës prej të metave sa i përket martesës?

Pyetje: A konsiderohet sëmundja e lëkurës prej të metave sa i përket martesës? Nëse burri gjen tek gruaja e tij këtë gjë, a konsiderohet kjo prej të metave?

Shejh Ibën Uthejmini (Allahu e mëshiroftë!) ka thënë: Po, kjo padyshim që konsiderohet e metë, sepse njeriu ndjen neveri prej kësaj dhe largohet. E nuk mundet burri të qetësohet tek gruaja e tij (nëse gjendet kjo e metë) vetëm nëse do Allahu. Kjo konsiderohet e metë, qoftë tek burri apo tek gruaja. Madje nëse burri ka smëundjen e lëkurës dhe martohet duke mos e ditur gruaja këtë gjë, kjo konsiderohet e metë dhe ajo ka të drejtë ta prishë martesën me të. Ndërsa përsa i përket nëse mëkaton (nëse nuk e tregon të metën e lëkurës); si burri dhe gruaja konsiderohen mëkatarë nëse tek ta gjendet kjo e metë apo ndonjë e metë tjetër -që bëhet pengesë për t’u arritur kënaqësia e plotë- dhe nuk e lajmëron partnerin e tij/saj. Fshejha e kësaj nuk ka dyshim se është e ndaluar dhe konsiderohet mashtrim, për të cilin Profeti sal-lAllahu alejhi ue sel-lem është distancuar nga personi i tillë (që mashtron).

“Likau el-babul-meftuh” (10/39)

Këtë pyetje ia parashtruam dhe shejhut tonë Abduurrahman el-Berrak (Allahu e ruajttë!) i cili tha: Nëse kjo sëmundje njihet si e metë në traditën e njerëzve, atëherë është detyrë sqarimi i saj (vënia në dukje) dhe ndalohet fshehja e saj. Nëse nuk konsiderohet e metë në traditën e njerëzve, atëherë nuk është e tillë dhe nuk është detyrë sqarimi (tregimi) i saj.

Përktheu Unejs Sheme