A kthehet shpirti i të vdekurit tek familja dhe tek shtëpia e tij?

December 19, 2023

Shpirti i të vdekurit nuk kthehet në familjen dhe në shtëpinë e tij. Nëse njeriu vdes ai largohet nga kjo jetë dhe hyn në një botë tjetër. Shpirti i tij nuk kthehet në familjen e tij dhe ata nuk mund të ndiejnë asgjë në lidhje me prezencën e tij. Ajo që qarkullon mes njerëzve në lidhje me kthimin e shpirtit për dyzet ditë është një mit pa bazë dhe bestytni e kotë.

Po kështu, i vdekuri nuk di gjë për gjendjen e tyre sepse është në një botë tjetër ku mund të përjetojë lumturi ose mundime. Allahu mund t’i informojë disa të vdekur për disa nga rrethanat jetike të familjes së tyre, por në lidhje me këtë nuk mund të thuhet diçka e shkoqitur specifikisht.

Disa deklarata të transmetuara nga të parët por që nuk shërbejnë si pikëmbështetje, përcjellin se të vdekurit mund të dinë gjëra për rrethana jetike të familjeve të tyre.

Sa i përket ëndrrave, disa nga ato janë reale dhe disa janë manipulim i shejtanit. Përmes një ëndrre të vërtetë të gjallët mund të dinë diçka për gjendjen e të vdekurit, por kjo varet nga vërtetësia e ëndërrimtarit, vërtetësia e ëndrrës dhe aftësia e atij që e interpreton atë ëndërr.

Megjithatë nuk vlen të jesh i sigurt për përmbajtjen e ëndrrave të tilla, përveç nëse ka argumente që e vërtetojnë. Një person i gjallë mund të shikojë në ëndërr të afërmin e tij të vdekur, t’i rekomandojë  dhe t’i përmendë atij gjëra që mund të qartësohen se janë të vërteta kur përputhen me realitetin. Në këtë drejtim kanë ndodhur raste ëndrrash ku disa prej të cilëve janë në përputhje me realitetin, disa nuk dihet nëse janë të vërteta apo jo, dhe disa të tjera dihet se janë të rreme. Kështu që këto ëndrra janë tre llojesh dhe duhen patur parasysh kur kemi të bëjmë me lajme, ngjarje apo tregime që lidhen me gjendjen e të vdekurve.

 

Shkroi: Shejh Abdurrahman el Berak

Përktheu: Arjan Haskasa

Dosje:

Loading...