Pyetje: Nëse i bëj shenjë dikujt në xhami – në kohën kur imami po mban khutbeh – pa i folur, dhe shenja që i bëj është e kuptueshme që ai të pushojë (të mos flasë), a hyn kjo te argëtimi (prej të cilit jemi ndaluar në kohën e khutbes)?
Shejkh Mesh’hur Hasen: Dmth nëse dikush flet në këtë kohë dhe ti i bën shenjë (me gishtin te goja, ‘pusho’), a është kjo e lejuar apo e ndaluar? Kjo çështje ngrihet mbi një bazë: Cili është gjykimi i shenjës së kuptueshme në namaz?
Kjo gjë nuk ka problem. Dhe hadithi që thotë: “Kush i bën shenjë të kuptueshme vëllait të tij në namaz, ai nuk ka namaz” është hadith ‘batil’ i kotë, i pabazë. Ndërsa hanefitë mbi të kanë ndërtuar medh’hebin e tyre (në këtë çështje, dmth gjykojnë me këtë hadith) se namazi prishet me këtë shenjë. Por kjo nuk është e vërtetë.
Ka ardhur në hadith të saktë se kur Esma-ja ishte duke falur namazin e eklipsit, Aishja erdhi tek ajo dhe e pyeti: Ç’ka ndodhur?! – hera e parë që falin namaz eklipsi – atëherë Esma-ja bëri shenjë me fytyrën e saj drejt qiellit” – dmth: shiko lart hënën, ka eklips. Kjo është shenjë e kuptueshme dhe hadithi është te Bukhari (më i saktë s’bëhet). Kështu që shenja nuk është fjalë, dhe kur lejohet të bësh shenjë kur je në namaz, lejohet edhe gjatë khutbes.
Nëse dikush të thotë: “Esselamu alejkum”, apo dikush dëshiron të flasë me ty. Bëji shenjë me dorë (dmth mos fol) dhe mos i fol, sepse hadithi thotë: “Nëse i thua shokut tënd: ‘Pusho!’ kur imami është duke predikuar, je argëtuar” Ndërsa të bërit shenjë është e lejuar.
Mirë. Po nëse ai që ke në krah teshtin, apo dikush të dha selam, çfarë të bëjmë në këto raste? I bëjmë shenjë, dhe kur të mbarojë imami (pjesën e parë të khutbes) dhe të ulet, i themi: ‘Jerhamukallah’ (Allahu të mëshiroftë!) dhe i themi atij tjetrit: ‘Ue alejkumus-selam ue rahmetullah’, kur imami të ulet. Ndërsa të flasësh me të kur imami mban khutbeh, kjo është e ndaluar.
Dhe Allahu i Lartësuar e di më së miri.
Shejkh Mesh’hur Hasen – Allahu e ruajtë atë dhe dijetarët e tjerë të ummetit dhe na bëftë dobi me ta!
Përktheu: Emin Bilali
Të Ngjashme
- Kur je duke u falur me xhemat! Udha e Besimtarëve
- A lejohet që një person të punojë si haxham (praktikues i hixhames)? Udha e Besimtarëve
- Kush e fal namazin e sabahut është nën mbrojtjen e Allahut Udha e Besimtarëve
- Vlera e faljes së namazit vullnetar në shtëpi Udha e Besimtarëve
- Bashkimi i namazit të xhumasë me atë të ikindisë Udha e Besimtarëve