Pyetje: A është toka e palëvizshme, apo ajo rrotullohet? Dhe a është kjo nga çështjet që kanë lidhje me besimin islam?
Përgjigje:Jo. Kjo nuk është nga çështjet e besimit, por nga çështjet shkencore dhe për çështje si këto Profeti – lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të – ka thënë: “Ju i dini më mirë punët tuaja të dynjasë”
Pra nuk ka diçka në çështjet e besimit që toka rrotullohet dhe dielli është i palëvizshëm, apo se toka është e palëvizshme. Këto janë çështje shkencore ndaj të cilave sheriati (dija fetare) ka heshtur (dhe nuk ka lidhje me to), por ua ka lënë atyre që merren me studimin e tyre dhe ata që kanë këtë specialitet. Dhe specialistët janë ata që flasin në këto çështje.
Shejkh Mesh’hur Hasen. Allahu e ruajtë!
Të Ngjashme
- A lejohet që një person të punojë si haxham (praktikues i hixhames)? Udha e Besimtarëve
- Bashkimi i namazit të xhumasë me atë të ikindisë Udha e Besimtarëve
- Si të veprosh kur të ftojnë në një gosti Shejh Muhamed ibn Salih el-Uthejmin
- Cila është mënyra më e mirë për të memorizuar? Meshhur Hasen
- A lejohet të merret rroga nëpërmjet bankës? Shejh Alij ibn Hasen el-Halebij