Xhamitë e muslimanëve sot a janë të drejtuara fiks drejt Qabes apo janë në drejtim të saj? Nëse janë fiks në drejtim të Qabes, a është kështu edhe safi apo vetëm një pjesë e tij?
Së pari: Profeti – lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të – ka thënë: “Çka mes lindjes dhe perëndimit është kible.” Transmeton Muslimi. Qëllimi i këtij hadithi është Medina, dhe mes lindjes dhe perëndimit për Medinen është jugu (d.m.th. Qabja për banorët e Medines është në drejtim të jugut). Dijetarët tanë kanë thënë: Të gjesh drejtimin e kibles është e mjaftueshme.
“Çka mes lindjesh dhe perëndimit është kible.”
Po ai që është në Jemen? Nuk bën për ta lindja dhe perëndimi. Lindja dhe perëndimi për Jemenin nuk është kibla por drejtimi i kundërt i kibles.
Kush e shikon Qaben nuk i mjafton drejtimi drejt saj, por është detyrë për të që të kthehet nga Qabja dhe t’a ketë atë përballë. Ndërsa ai që nuk ka mundësi t’a shohë atë i mjafton drejtimi i saj, dhe nuk e ka obligim të jetë i drejtuar fiks tek Qabja. Nëse e di se ku është fiks drejtimi i Qabes, atëherë e ka obligim t’a pasojë atë. Nëpërmjet metodave gjeografike bashkëkohore në ditët e sotme, kudo që të jetë njeriu ka mundësi të përcaktojë saktësisht vendodhjen e Qabes dhe jo thjesht drejtimin e saj. Nëse na bëhet e qartë vendodhja e saktë e kibles është detyrë për ne që të drejtohemi fiks drejt saj, e nëse nuk e dimë na mjafton drejtimi kah ajo.
Në vendin tonë ka disa xhami të vjetra të kohës së Osmanëve kibla e të cilave nuk është krejtësisht e saktë, e disa të tjera akoma më keq nuk janë as fiks drejt Qabes e as në drejtim të saj por janë shumë larg. Nëse na bëhet e qartë se ne nuk falemi as fiks ku ndodhet Qabja e as në drejtim të saj, është detyrë për ne që të drejtohemi drejt saj.
Pra, ajo që bëjnë imamllarët, inxhinierët dhe ndërtuesit kur përcaktojnë drejtimin e kibles, nuk mjafton (sh.p. kur ata kanë mundësi të përcaktojnë fiks vendodhjen e saktë të Qabes). Nëse me kalimin e kohës bëhet e qartë se ka qenë gabim, Allahu i fal për namazet e kaluara. Ajo që është detyrë për ne është drejtimi drejtë i vendodhjes së Qabes ose të jemi në drejtim të saj. Drejtimi mjafton. Allahu i Lartësuar është më i Dijshmi!”
Shejh Meshhur Hasen – 28.12.2018.
Të Ngjashme
- Si të veprosh kur të ftojnë në një gosti Shejh Muhamed ibn Salih el-Uthejmin
- Cila është mënyra më e mirë për të memorizuar? Meshhur Hasen
- A lejohet të merret rroga nëpërmjet bankës? Shejh Alij ibn Hasen el-Halebij
- Ngrënia në të njëjtën tryezë me atë që pi alkool Udha e Besimtarëve
- A lejohet të betohesh rrejshëm me qëllim që të pajtosh mes dy personave? Shejh Abdulaziz ibn Abdullah ibn Baz