Prej mirësisë dhe mëshirës së Allahut është se ka bërë që Islami t’i asgjësojë mëkatet që njeriu ka bërë më para. Kur një jobesimtar bëhet musliman, Allahu ja fal gjithçka që ka bërë kur ishte jomusliman dhe pastrohet nga mëkatet.
Muslimi në hadithin me nr. 121 transmeton se Amr ibën el Asi ka thënë: Kur Allahu vendosi Islamin në zemrën time, unë erdha tek Profeti, sal-lAllahu alejhi ue sel-lem, dhe i thashë: Më jep dorën e djathtë të betohem për besnikëri ndaj teje. Ai e zgjati dorën, ndërsa unë e tërhoqa dorën time. Ai më tha: Çfarë ndodhi o Amër? I thashë: Unë dua të vendos një kusht. Ai tha: Çfarë kushti? Unë i thashë: Që të më falen gabimet. Ai tha: A nuk e di se pranimi i Islamit i asgjëson mëkatet që janë bërë para tij?
Islami i asgjëson mëkatet që janë bërë para tij.” Kjo do të thotë se ai i rrëzon ato dhe i fshin gjurmët e tyre, siç deklaron Neveviu në komentin e Muslimit.
Shejh Ibën Uthejminit ju bë një pyetje e ngjashme për dikë që kishte fituar para duke u marrë me drogë para se të bëhej musliman, dhe ai u përgjigj: Këtij vëllai të cilin Allahu e ka nderuar me Islam pasiqë ai kishte fituar pasuri haram (të paligjshme), i themi: Qetësohu, sepse kjo pasuri është e lejuar për ty dhe nuk ka mëkat mbi të, pa marrë parasysh nëse e mban atë apo e jep në bamirësi, ose e përdor për t’u martuar. Allahu në Librin ka thënë:
“Thuaju atyre që nuk besuan se nëse largohen (nga mosbesimi), e kaluara e tyre do të falet. Por nëse kthehen, atëherë shembujt e atyre (të ndëshkuarve) para tyre tashmë kanë paraprirë (si paralajmërim).” | El Enfal: 38.
Pra gjithçka që ka kaluar, në terma të përgjithshëm, është e falur. Ndërsa pasuria që është marrë me forcë nga i zoti i saj duhet të kthehet. Paratë që janë fituar me marrëveshje midis njerëzve dhe me dëshirën e tyre, edhe nëse janë haram, si ato që fitohen përmes ribasë (kamatës) ose duke shitur drogë etj. janë të lejueshme për të kur bëhet musliman. Kjo bazuar në fjalën e Allahut që thotë: “Thuaju atyre që nuk besuan se nëse largohen (nga mosbesimi), e kaluara e tyre do të falet. ”
Si dhe hadithi i Profetit, sal-lAllahu alejhi ue sel-lem, kur i tha Amër ibën el Asit kur u bë musliman: “A nuk e di se pranimi i Islamit i asgjeson mëkatet që janë bërë para tij?”
Shumë prej jobesimtarëve (në kohën e Profetit dhe më pas) e pranuan Islamin pasiqë kishin vrarë muslimanët, por ata nuk u ndëshkuan për atë që kishin bërë. Prandaj thuaji këtij vëllai se pasuria e tij është e lejuar dhe nuk ka mëkat në të, dhe mundet ta japë atë për bamirësi dhe ta përdorë për t’u martuar. Sa i përket asaj që i është thënë që nuk lejohet ta japë për bamirësi, nuk ka asnjë bazë që e mbështet këtë.
Marrë nga libri: “Lika bab el meftuh” 373-374.
Përktheu: Fatjon Isufi
Dosje: Besimi
Të Ngjashme
- Namazi i Personit të Vetëm pas Safit Dr. Fatmir Strumi
- Paralajmërimi nga ndjekja e të metave të njerëzve dhe cënimi i privatësisë së tyre Dr. Behar Hyseni
- Drejtësia – Themeli i qëndrueshmërisë së shoqërisë Shehul-Islam Ibn Tejmije
- Zullumi – rrënuesi i popujve dhe shoqërive Dr. Fatmir Strumi
- Mashkulli dhe femra – Vazhdimësia e njerëzimit Dr. Behar Hyseni