A nuk ia vlen të shfrytëzosh pak minuta çdo natë për një shpërblim kaq të madh?

July 22, 2026

Shumë prej nesh kalojnë para gjumit kohë të gjatë duke qëndruar në telefon, ndërkohë që përtojnë të lexojnë suren “Mulk”, e cila nuk kërkon më shumë se tre minuta.
Kjo sure e shkurtër bëhet shkak për faljen e gjynaheve, si dhe është ndërmjetësuese tek Allahu për atë që e lexon!
Ebu Hurejra (radijAllahu anhu) tregon se Profeti ﷺ ka thënë:
“Një sure nga Kur’ani, me tridhjetë ajete, ndërmjetëson për lexuesin e saj derisa t’i falen gjynahet; ajo është: Tebarekel ledhi bi jedihil mulk (surja Mulk).”
(Hadith Hasen; transmeton Ahmedi, Ebu Daudi, Tirmidhiu Nesaiu, dhe Ibn Maxheh)
Po ashtu, Xhabir bin Abdullah (radijAllahu anhuma) tregon se i Dërguari i Allahut ﷺ nuk flinte pa lexuar suren Sexhde dhe suren Mulk.
(Transmeton Ahmedi, Tirmidhiu, Nesaiu dhe Hakimi).
Abdullah ibn Mes’udi (radijAllahu anhu) ka thënë:
“Kush e lexon suren ‘Tebarekel ledhi bi jedihil mulk’ çdo natë, Allahu do ta mbrojë nga dënimi i varrit.
Ne, në kohën e të Dërguarit të Allahut ﷺ, e quanim këtë sure ‘El-Mania’ (Mbrojtësja).
Ajo është një sure në Librin e Allahut, që kush e lexon çdo natë, ka vepruar shumë dhe mirë.”
(Transmeton Nesaiu, Taberani dhe Hakimi)

Dosje: ,

Loading...