Agjërimi është plotësim i rrethit të nënshtrimit ndaj Allahut.

April 23, 2016

Agjërimi është plotësim i rrethit të nënshtrimit ndaj Allahut.

Agjërimi është një lloj adhurimi ku njeriu heq dorë përkohësisht nga disa prej qejfeve të kësaj bote për hire të Allahut e madhëruar për të fituar kënaqësinë e tij dhe për ta depozituar atë për në ditën kur njerëzit dalin para Allahut për llogari.

Ky lloj adhurimi është plotësim i rrethit të nënshtrimit të plotë para Allahut të madhëruar sepse po ti hedhim një vështrim adhurimeve arrijmë në përfundimin se secili prej tyre shpreh një formë të veçantë nënshtrimi psh: me zemër siç është besimi, me goje siç është shehadeti dhe përmendja e Allahut, me trup siç është namazi dhe haxhi, me pasuri siç është zeqati, me largim nga qejfet e kësaj bote siç është agjërimi dhe në fund edhe me flijim të shpirtit nëse lipset siç bëri Ibrahimi alejhi selam me të birin e tij.

Pra, të gjitha adhurimet së bashku bëjnë një rreth të plotë nënshtrimi ndaj Allahut të madhëruar dhe kjo gjë na kujton me ajetin ku Allahu i madhëruar i emërton pasuesit e kësaj feje myslimanë që do të thotë i dorëzuar i Allahut siç thotë Allahu në kuran: “O ju që keni besuar, përkuluni, bini në sexhde, adhurojeni Zotin tuaj dhe bëni vepra të mira që të shpëtoni * Përpiquni me vërtetësi në rrugën e Allahut se ai ju ka zgjedhur dhe nuk ju ka bërë vështirësi në fe. Ndiqni fenë e babit tuaj Ibrahimit! Allahu ju ka emërtuar myslimanë më përpara (në librat e hershëm) dhe tani (në Kuran).” Suretu El-Haxh: 77-78.
Dr Abdullah Nabolli

Loading...