Agjërimi i gjashtë ditëve pas muajit të Ramazanit

May 3, 2022

Transmetohet nga Ebu Ejubi, radijAllahu anhu, se i Dërguari i Allahut, sal-lAllahu alejhi ue sel-lem, ka thënë: “Kush agjëron Ramazanin dhe e pason atë me agjërimin e gjashtë ditëve nga muaji Sheual, është njësoj sikur ka agjëruar gjithë kohën (vitin).

Ebu Ejubi e pyeti: Çdo ditë është e barabartë me dhjetë ditë?
Ai, sal-lAllahu alejhi ue sel-lem, tha: Po.”  Transmeton Muslimi 1164, Ebu Daudi 2433, Tirmidhiu 759, Nesaiu në “El Kubra” 2875, Ibën Maxheh 1716, Ibën Hibani 3634, dhe Ahmedi 5/417.

Dobi nga hadithi:

1. Lejohet agjërimi i këtyre ditëve në fillim, në mes apo në fund të muajit.

2. Lejohet agjërimi i këtyre ditëve rresht ose të ndara, dhe kjo si të jetë më e lehtë për njeriun.

3. Nuk lejohet agjërimi i këtyre ditëve para ditëve të lëna nga agjërimi i Ramazanit, sepse e drejta e
Allahut është më parësore per t’u përmbushur dhe farzi ka përparësi para nafiles.

 

Unejs Sheme

Dosje:

Loading...