Agjërimi i gjashtë ditëve pas muajit të Ramazanit

Transmetohet nga Ebu Ejubi (radijAllahu anhu) se i Dërguari i Allahut (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) ka thënë: “Kush agjëron Ramazanin dhe e pason atë me agjërimin e gjashtë ditëve nga muaji Sheual, është njësoj sikur ka agjëruar gjithë kohën (vitin).”

Ebu Ejubi e pyeti: “Çdo ditë është e barabartë me dhjetë ditë?!”
Ai (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) tha: “Po”.  Transmeton Muslimi (1164), Ebu Daudi (2433), Tirmidhiu (759), Nesaiu në “El-Kubra” (2875), Ibën Maxheh (1716), Ibën Hibani (3634) dhe Ahmedi (5/417).

Dobi nga hadithi:

1. Lejohet agjërimi i këtyre ditëve në fillim, në mes apo në fund të muajit.

2. Lejohet agjërimi i këtyre ditëve rresht ose të ndara, dhe kjo si te jetë më e lehtë për njeriun.

3. Nuk lejohet agjërimi i këtyre ditëve para ditëve të lëna nga agjërimi i Ramazanit, sepse e drejta e
Allahut është më parësore per t’u përmbushur dhe farzi ka përparësi para nafiles.

 

Unejs Sheme