Agjërimi në muajin e Shabanit

I Dërguari i Allahut – paqa dhe nderimi i Allahut qofshin mbi të – e ka pas shtuar agjerimin në këtë muaj.

Nga Aishja – Allahu qoftë i kënaqur prej saj – trasmetohet se ka thënë: “I Dërguari i Allahut – paqa dhe nderimi i Allahut qofshin mbi të – agjëronte deri sa mendonim se ai nuk e prishte kurrë agjërimin, dhe rrinte pa agjëruar deri sa mendonim se ai nuk agjëronte, dhe nuk e kam parë të Dërguarin e Allahut –paqa dhe nderimi i Allahut qofshin mbi të- që ta plotësojë agjërimin e të gjithë muajit përveç muajit të Ramazanit, dhe nuk e kam parë të agjërojë në muajit e tjerë më shumë se s aka agjëruar në muajin Shaban[1].

Ibn Haxheri ka thënë: “Në këtë hadith ka argument për mirësinë e muajit të Shabanit”[2].

Ibn Rexheb ka thënë: “Sa i përket agjërimit të Dërguarit të Allahut -paqa dhe nderimi i Allahut qofshin mbi të- gjatë muajve të vitit ai agjëronte në muajin e Shabanit më shumë se sa në muajt e tjerë”[3].

Sen’ani ka thënë: “Në këtë ka argument që ai -paqa dhe nderimi i Allahut qofshin mbi të- e veçonte muajin e Shabanit me agjërim më shumë se mujt e tjerë”[4].

Nga Aishja -Allahu qoftë i kënaqur prej saj- se ka thënë: “Agjërimi i muajit të Shabanit ishte më e dashur tek i Dërguari i Allahut -paqa dhe nderimi i Allahut qofshin mbi të- se sa agjërimi i muajve të tjerë në të cilat agjëronte në mënyrë vullnetare[5].

Subki ka thënë: “D.m.th.:  Agjërimi i muajit të Shabanit ishte më e dashur tek i Dërguari i Allahut -paqa dhe nderimi i Allahut qofshin mbi të- se sa agjërimi i muajve të tjerë në të cilat ai agjëronte në mënyrë vullnetare”[6].

2- Agjërimi i gjithë muajit të Shabanit:

Nga Aishja -Allahu qoftë i kënaqur prej saj- se ka thënë: “Nuk agjëronte i Dërguari i Allahut -paqa dhe nderimi i Allahut qofshin mbi të- ndonjë muaj më shumë se sa muaji i Shabanit, ai e agjëronte muajin e Shabanit të gjithin[7].

E në një transmetim tjetër: “Nuk e kam parë të agjëroj më shumë në ndonjë muaj sin ë muajin e Shabanit, ai e agjërontë muajin e Shabanit të gjithin, ai e agjëronte muajin e shabanit përveç pak ditëve[8].

Ky hadith mund të lejë të kuptojë kontraditë me hadithin e Aishes -Allahu qoftë i kënaqur prej saj- që përmendëm më lart ku thotë: “Nuk e kam parë të Dërguarin e Allahut -paqa dhe nderimi i Allahut qofshin mbi të- që të plotësojë një muaj duke e agjëruar përveç muajit të Ramazanit[9], e në një transmetim tjetër ka thënë: “Nuk dijë që ai -paqa dhe nderimi i Allahut qofshin mbi të- të ketë agjëruar një muaj të tërin përveç Ramazanit[10], kurse në hadithin e Ibn Abasit -Allahu qoftë i kënaqur prej tyre- ka thënë: “Nuk ka agjëruar i Dërguari i Allahut -paqa dhe nderimi i Allahut qofshin mbi të- një muaj të plotë asnjëherë përveç muajit të Ramazanit[11].

Dijetaret në lidhje me bashkimin e këtyre transmetimeve kanë thënë:

Shpjegimi i një transmetimi me transmetimin tjetër:

Transmetohet nga Ibn Nubarek se ka thënë në lidhje me këtë hadith: “Në gjuhën arabe lejohet të thuhet nëse agjëron shumicën e muajit që të thuash: e agjëroj të gjithë muajin. Gjithashtu thuhet: filani u fal gjatë gjithë natës, por ndoshta aim und të jetë marrë me disa punë të tjera”.

Termidhiu ka thënë:  “Sikur Ibn Mubarek ka vënë re se ted y hadithet përputhen e nuk kundërshtohen duke thënë: Kuptimi i këtij hadithi është se ai -paqa dhe nderimi i Allahut qofshin mbi të- agjëronte shumicën e muajit e jot ë gjithin”[12].

Kadi Ijad në shpjegimin e transmetimit: “Agjëronte muajin Shaban të gjithin” dhe “Agjëronte muajin Shaban të gjithin përveç pak ditëve” ka thënë: “Transmetimi i dytë është shpjegim i të parit, dhe se është shprehur me fjalën “të gjithin” në përgjithësi.

Ibn Haxheri e ka cilësuar si të saktë këtë shpjegim sepse transmetimet tregojnë një gjë të tillë.

Përgatiti dhe Përmblodhi:

Ylli Rama


[1] Transmeton imam Buhari në kapitullin e Agjërimit, nën temën: Agjërimi i muajit Shaban: 1969, dhe imam Muslimi në kapitullin e Agjërimit: 1156.

[2] Fet’hul Bari: 4/253.

[3] Letaiful Mearif: 247.

[4] Subulu Selam: 2/342.

[5] Transmeton imam Ahmedi në Musned: 6/188, Ebu Davudi në kapitullin e Agjërimit, tema: Agjërimi i muajit Shaban: 2431, dhe Nesai në kapitullin e Agjërimit, tema: Agjërimi i të Dërguarit të Allahut -paqa dhe nderimi i Allahut qofshin mbi të-: 2350. Ka thënë Hakimi: “I saktë sipas kushteve të Buhariut dhe Muslimit”, dhe e ka saktësuar imam Albani tek Ebi Davudi: 2124.

[6] Minhel Adhbul Meurud: 10/188.

[7] Transmeton imam Buhariu në kapitullin e Agjërimit, tema: Agjërimi i muajit Shaban: 1970.

[8] Ky është transmetimi i imam Muslimit në kapitullin e Agjërimit: 1156.

[9] Transmeton imam Buhari në kapitullin e Agjërimit, nën temën: Agjërimi i muajit Shaban: 1969, dhe imam Muslimi në kapitullin e Agjërimit: 1156.

[10] Ky është një ka transmetimet e imam Muslimi në kapitullin e Agjërimit: 1156.

[11] Transmeton imam Buhariu në kapitullin e Agjërimit, tema: çka përmendet nga agjërimi i të Dërguarit të Allahut -paqa dhe nderimi i Allahut qofshin mbi të- dhe prishjes së agjërimit: 1971, dhe imam Muslimi: 1157.

[12] Sunen Termidhi: 3/436 me shpjegimin: Tuhfetu Ahuedhi.